Subscribe

Ministria e Brendshme reagoi në lidhje me protesten e mbajtur në 22 nëntor para kuvendit duke bërë të ditur se hetimet në lidhje me pasojat që solli përdorimi I mjeteve shpërthyese ka dhënë rezultate shokuese.

Zv.ministrja Romina Kuko tha se hetimi I eksperteve të policisë së shtetit ka treguar se mjetet shpërthyese te sekuestruara në proteste janë në gjendje të shkatërrojnë jo vetëm materiale apo inde të buta, por edhe materiale të forta si eshtrat apo edhe metalet.

 

Kuko shtoi se ndërkohë që puna hetimore e mëtejshme po vazhdon, Ministria e Brendshme dhe institucionet e tjera po marrin masa edhe për vendosjen e një regjimi të ri kontrolli për lëndët plasëse, ato shpërthyese dhe për mjetet piroteknike.

 

Ministria e Brendshme në daljen për shtyp të përfaqësueses së saj Romina Kuko tregoi nëpërmjet një materiali video edhe rezultatet e disa eksperimenteve të zhvilluara, në të cilat, shihen qartë rezultatet shkatërruese që sjell përdorimi i mjeteve shpërthyese të sekuestruara në 22 nëntor 2018.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *