34 shoferë janë kapur në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në bypassin e Fierit gjatë 48 orëve të fundit.

 

Ata, sipas policisë, qarkullonin me shpejtësi nga 144-186 km/h dhe janë ndëshkuar me gjobë nga 20.000 deri në 40.000 lekë të rinj dhe me pezullim të lejes së drejtimit nga 2 muaj deri në 12 muaj.

 

“Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative nga 3.000 deri në 6.000 lekë të rinj për shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues, 79 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi deri në 140 km/h, ku limiti i lejuar është 110 km/h. Po gjatë 48 orëve të fundit si rezultat i monitorimit të qarkullimit duke përdorur dragera, dhe falë telefonatave të qytetarëve janë vënë në pranga 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur të cilët kryenin manovra të rrezikshme në rrugë dhe 2 për drejtim mjeti pa patentë. Gjithashtu janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit në masë që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.49 mg/l, 13 drejtues mjetesh”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *