Një grua u dënua sot me tetë ditë burg nga një gjykatë ruse pasi kishte shkruar “Jo luftës” në fletën e votimit që hodhi në zgjedhjet presidenciale të Rusisë.

“Ajo mori një fletëvotim dhe shkroi “Jo luftës” në anën e pasme me një shënues të kuq dhe më pas e vendosi fletën e votimit në kutinë e votimit,” njoftoi Gjykata e Qarkut Dzerzhinsk në Shën Petersburg.

Gjykata vendosi se e akuzuara në këtë mënyrë “dëmtoi pronën shtetërore dhe diskreditoi forcat e armatosura ruse”. Në përfundim, gjykata vendosi një gjobë prej 40,000 rubla (rreth 400 euro) dhe tetë ditë paraburgim administrativ.

Vladimir Putin u rizgjodh president të dielën, teksa rezultati u konsiderua si jodemokrati./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *