Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dha lajmin e mirë se edhe tre infermierë të tjerë në Shkodër dhe Kukës janë shëruar.
Ajo tha në “Facebook” se numri total i personelit shëndetësor të rikuperuar ka shkuar në 50.
“Edhe 3️⃣ infermiere në Shkodër dhe Kukës janë shëruar nga #COVID19, mes 7 të shëruarve të 24 orëve të fundit 🙏🏼 Janë 5️⃣0️⃣ personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19 ✅ Deri tani janë 4️⃣1️⃣0️⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me 🤜#COVID-19.”
Këtë të diel u konfirmuan vetëm 14 raste të reja me COVID-19, duke e çuar totalin në 726.





