Mijëra hektarë laguna, parqe dhe kanale, si dhe dhjetëra bodrume e puseta po dezinsektohen nga specialistët e Shëndetit Publik në të gjithë territorin e qarkut të Fierit.
efekte
Synimi është vrasja e larvave dhe mushkonjave, ku më e rrezikshmja është mushkonja “tigër”, e njohur si vektor i përhapjes së malaries dhe etheve të Nilit.
Puna për dezinsektimin ka nisur me monitorimin e vatrave që janë kryesisht parqet, lagunat dhe kanalet vaditëse. Faza e dytë që ka nisur është hedhja e insekticidit biologjik për të asgjësuar larvat e mushkonjave në këto mjedise, por edhe në bodrume e puseta.
Zonat me sipërfaqen më të madhe ku po kryhet dezinsektimi janë Divjaka me 11 ha parqe e laguna, Semani, Darëzeza dhe Fieri.
Përveç parqeve dhe lagunave po dezinsektohen edhe 13 ha kanale dhe pellgje në të gjithë qarkun, si dhe qindra metra katrorë bodrume dhe puseta.
Dezinsektimi është një proces që nis në qershor dhe përfundon në fund të tetorit, një masë e domosdoshme për problemet që shkaktonin mushkonjat në të kaluarën si përhapës të malaries, një sëmundje e cila ka lënë pas trashëgiminë e anemisë mesdhetare në 90% të banorëve të Myzeqesë.
/vizionplus.tv





