Rasti i dytë tragjik gjatë ditës që një person i ka dhënë fund jetës është regjistruar në rrethin e Elbasanit.
Bëhet fjalë për një 68 vjecar i cili u gjet i vetëvarur në shtëpinë e tij në fshatin Mengël.
Viktima është identifikuar si shtetasi Osman Zeneli.
Nuk dihen ende motivet e ngjarjes së rëndë ndërsa organet hetimore kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Ky është rasti i tretë në ditët e fundit në këtë qark që qytetare të ndryshëm i kanë dhënë fund jetës duke u vetevarur.





