Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
29 April 2026
Vizion fokus

Gjysmëfinale e “çmendur” në Champions League, PSG mposht Bajernin...

A ka rrezik sulmi në Shqipëri nga Irani? Klosi:...

Përplasja mes Spiropalit e Ramës, Klosi: Ja si e...

Bomba e Klosit: Berisha e kishte planifikuar që do...

Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po...

“Më erdhi keq kur e pashë Ilir Metën në...

Skandali i gjyqtarëve në Itali, dizenjatori Roki refuzon të...

Pse u la vetëm nën sulm familja Jashari? Klosi:...

Klosi: Gjyqi për ish-krerët e UÇK ka prapavijë të...

Si infiltrohen agjentë e SHISH te bandat e krimit?...

SHBA: Përgjigja e Iranit për bisedimet bërthamore nuk është konstruktive

2 Shtator 11:38

Irani ka dërguar një përgjigje të shkruar më 2 shtator lidhur me propozimet amerikane që kanë për synim të ringjallin marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, edhe pse Uashingtoni ka ngritur dyshime për ofertën e Teheranit.

 

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani, tha përmes një deklarate se “teksti i dërguar [nga Irani] ka një qasje konstruktive që ka për synim finalizimin e negociatave”, tha ai duke mos dhënë detaje lidhur me përmbajtjen e tekstit.

 

Media shtetërore iraniane tha se përgjigjen Teherani ia ka dërguar shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, që ka koordinuar negociatat. Pas 16 muajsh të bisedimeve indirekte midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, Borrell tha në gusht se BE-ja ka paraqitur një ofertë finale për të tejkaluar mospajtimet sa i përket ringjalljes së marrëveshjes bërthamore që Teherani arriti më 2015 me fuqitë botërore.

Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi se ka pranuar përgjigjen e Iranit përmes BE-së.

 

“Ne po e studiojmë atë dhe do të përgjigjemi përmes BE-së, por fatkeqësisht nuk është konstruktive”, tha Departamenti amerikan i Shtetit, duke mos dhënë detaje për përmbajtjen e përgjigjes së Iranit.

 

BE-ja ka shërbyer si ndërmjetësuese në bisedimet indirekte pasi, presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump, tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshje më 2018.

 

Sipas marrëveshjes, Irani kufizoi pasurimin e uraniumit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

 

Megjithatë, pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja Irani ka nisur të shkelë paktin, duke pasuruar uraniumin përtej niveleve të lejuara.

 

Irani insiston se nuk ka për qëllim të zhvillojë armë bërthamore. Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, tha gjatë kësaj jave se Teherani do garanci të forta nga Uashingtoni për ringjalljen e marrëveshjes./rel

Posted Under:
Bota
Tagged:
Përgjimet SHBA sulmet e iranit

Nga e njëjta kategori

Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin

më shumë...

Letonia do t’i dorëzojë Ukrainës mjete të blinduara zbulimi

më shumë...

Gjermania regjistron nivelin më të ulët të lindjeve që nga Lufta e Dytë Botërore

më shumë...

Sulmet izraelite në Gaza, raportohet për 5 viktima

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:57

Gjysmëfinale e “çmendur” në Champions League, PSG...

10:38

A ka rrezik sulmi në Shqipëri nga...

10:17

Përplasja mes Spiropalit e Ramës, Klosi: Ja...

10:08

Bomba e Klosit: Berisha e kishte planifikuar...

10:05

Trump për Merz: Ai nuk e di...

10:02

“Më erdhi keq kur e pashë Ilir...

10:01

Skandali i gjyqtarëve në Itali, dizenjatori Roki...

9:59

Pse u la vetëm nën sulm familja...

9:51

Klosi: Gjyqi për ish-krerët e UÇK ka...

9:40

Si infiltrohen agjentë e SHISH te bandat...

9:32

Përplasja e fortë me Fatos Nanon, Klosi:...

9:31

Krasniqi: Mazhoranca dhe opozita përgjegjëse për krizën...

9:24

“Shqiptarët i tremben më pak vdekjes”, Klosi...

9:20

Vrasja e Azem Hajdarit, Fatos Klosi: Për...

9:15

Atentati ndaj Trump, ish-kreu i SHISH: Autorët...

8:42

Ju ndodh të harroni gjërat sapo hyni...

8:28

Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita...

7:57

Begaj në Samitin e “Tre Deteve”: Ballkani...

7:42

Kjo shenjë do të hyjë në një...

7:35

Letonia do t’i dorëzojë Ukrainës mjete të...

Më të klikuarat

  • Genc Mhillaj dhe Kreshnik Mujeci Priti 10 vite për të marrë hakun e babait! Djali i Genc Mhil...
  • Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshimet...
  • Vëllai i ndaloi marrëdhënien! Adin mohon lidhjen jashtë, çfa...
  • Ervini dhe Dj Bujaka në nominim kokë më kokë, kush u largua...
  • Terror në Greqi, i moshuari kryen sulme me armë në dy instit...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.