Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 July 2026
Vizion fokus

Argjentina përmbys Anglinë në minutat e fundit, siguron finalen...

“Nuk më pëlqen të vendos afate, por ata e...

Kryetari i parlamentit iranian: S’e duam luftën, por jemi...

Konfirmohet data, ja kur Trump do të presë Netanyahun...

BE dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje, do të kombinojnë forcat...

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza

Begaj: Shqipëria riafirmon mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe...

Shqipëria hap ambasadën e saj në Dublin

“Do bëja spastrim etnik në Kosovë”, Vuçiç: Deklarata e...

Mbyllet dita e 46-të e protestës, nis marshimi në...

SHBA do të pranojë edhe të paktën 50 mijë afganë të evakuuar

4 Shtator 12:40

Shtetet e Bashkuara do të pranojnë edhe të paktën 50,000 afganë si pjesë e përpjekjeve të këtij vendi për të ndihmuar bashkëpunëtorët e luftës amerikane në Afganistan, tha kreu i Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara (DHS).

Në SHBA tashmë kanë arritur dhjetëra mijëra afganë të cilët e kanë kaluar kontrollin e sigurisë dhe janë vendosur në bazat ushtarake në të gjithë vendin.

Ata po marrin trajtim mjekësor, ndihmë në paraqitjen e aplikacioneve për migrim dhe shërbime të tjera që u garantojnë atyre qëndrim të përhershëm në SHBA.

Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, tha më 3 shtator se angazhimi i SHBA-së mbetet i qëndrueshëm dhe se SHBA-ja pret që të pranojë edhe 50,000 afganë mirëpo, sipas tij, nuk ka një kufi në numrin e atyre që mund të dërgohen në SHBA.

Është e paqartë se çfarë do të ndodhë me afganët që nuk e kalojnë kontrollin e sigurisë në vendet transit ku janë të vendosur përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Spanjën, Kuvajtin dhe Katarin.

DHS, Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe agjencitë e tjera federale do të punojnë “për të siguruar që afganët të cilët kalojnë verifikimin të vendosen në mënyrë të sigurt dhe efikase këtu në Shtetet e Bashkuara”, tha Karine Jean-Pierre, një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Më shumë se 120,000 njerëz u larguan nga aeroporti i Kabulit pasi talibanët morën kontrollin e vendit. Megjithëse transporti ajror përfundoi më 31 gusht me tërheqjen e trupave amerikane, zyrtarët talibanë kanë thënë se do të lejojnë të largohen njerëzit me dokumente udhëtimi të vlefshme.

Afganët që planifikojnë të rivendosen në Shtetet e Bashkuara kanë marrë ose janë në proces të marrjes së asaj që njihet si një Vizë Imigruese e Posaçme, e cila lëshohet për personat që kanë punuar për ushtrinë amerikane ose NATO-n si përkthyes ose në një kapacitet tjetër dhe për afganët që konsiderohen të kërcnuar nën regjimin taliban./Rel

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
SHBA te evakuuar

Nga e njëjta kategori

“Nuk më pëlqen të vendos afate, por ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë”, Trump paralajmëron Iranin

më shumë...

Kryetari i parlamentit iranian: S’e duam luftën, por jemi gati për betejë

më shumë...

Konfirmohet data, ja kur Trump do të presë Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë

më shumë...

BE dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje, do të kombinojnë forcat për prodhimin e dronëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:08

Argjentina përmbys Anglinë në minutat e fundit,...

10:59

54-vjeçari ndërron jetë në paraburgimin e Vlorës

10:48

“Nuk më pëlqen të vendos afate, por...

10:27

A po pini mjaftueshëm ujë? Këto janë...

10:03

Kryetari i parlamentit iranian: S’e duam luftën,...

9:47

3 ushqime që ulin temperaturën e trupit...

9:22

Konfirmohet data, ja kur Trump do të...

9:10

BE dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje, do të...

9:05

Rritet numri i viktimave nga lufta në...

8:41

Begaj: Shqipëria riafirmon mbështetjen e palëkundur për...

8:23

Shqipëria hap ambasadën e saj në Dublin

8:18

“Do bëja spastrim etnik në Kosovë”, Vuçiç:...

8:00

Mbyllet dita e 46-të e protestës, nis...

7:45

Kuçana debat me Berishën: Do të rikandidosh...

7:09

Nga kandidatët për nënkryetarë, deri tek sekretarët,...

6:40

Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të...

6:07

Kontrolli ndaj Ngushticës së Hormuzit, SHBA përfundon...

6:06

Mbani ndezur një dritë gjumi në dhomën...

5:54

Shtyhet mandati i Komisionit për Reformën Zgjedhore

5:40

Temperatura të larta në Holandë, mbi 900...

Më të klikuarat

  • EMRI/ Gjendet i vdekur në rrugë i riu shqiptar në Angli, pol...
  • “Mund të rikthehem sërish”, përfitoi nga amnisti...
  • Si të dallojmë djathin natyral nga ai me niseshte? Eksperti...
  • Kuçana debat me Berishën: Do të rikandidosh Nokën për Sekret...
  • “Do bëja spastrim etnik në Kosovë”, Vuçiç: Dekla...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.