Subscribe

“Forca e Ligjit”, operacioni policor, i cili për qeverinë shqiptare është më i madhi në luftën kundër krimit do të synojë eliminimin e kapove të organizatave kriminale, por edhe shkrirjen e aseteve ekonomike. Për kryeministrin Edi Rama, asgjësimi i ekonomisë së paligjshme, zhbën edhe ekzistencën e krimit të organizuar.

 

 “Forca e Ligjit do synojë katet me të larta të krimit të organizuar. Më i rëndësishëm është shenjëstrimi i aseteve kriminale, duke i zhveshur këto rrjetë nga mundësia e përfitimeve nga krimi”

 

Paralelisht me luftën kundër krimit, policia është në betejë edhe me veten, për t’u pastruar nga ata punonjës të korruptuar.

 

 “Procesi historik i pastrimit të Policisë së Shtetit, si ai i gjyqësorit, nga elementë të korruptuar apo të paaftë do vijojë me ekzigjencë. Procesi i Vettingut që do nisë të zbatohet nga janari në polici, do japë rezultate të qenësishme.”

 

Deklaratat kryeministri Rama i bëri gjatë Konferencës “Shkenca ligjore dhe sfidat e sigurisë” zhvilluar në Akademinë e Policisë. Kreu i qeverisë tha se modernizimi i policisë është i domosdoshëm, në një kohë kur krimi i organizuar përdor masivisht teknologjinë e avancuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *