Subscribe

Kryeministri Edi Rama deklaroi se është i zhgënjyer nga qasja e BE për lëvizjen e lire të qytetarëve kosovarë.

 

Ai i bëri apel BE-së t’i jap fund dyfytyrësisë në raport me Shqipërinë dhe Kosovën

 

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Pejë, Rama tha se për Shqipërinë, Kosova është një shtet Sovran dhe se s’mund të konsiderohet një gjysmë shteti.

 

Sa i takon dialogut mes Kosovës dhe Serebisë, Rama deklaroi se ai nuk ka qenë gjithmonë i sinqertë nga pala serbe.

 

Kreu i qeverisë shqiptare akuzoi gjithashtu palën serbe se po godet padrejtësisht pas shpine shtetin e Kosovës dhe po pengon anëtarësimin në instancat ndërkombëtare.

 

Rama shtoi se Serbia po sillet me tre fytyra ndërsa Shqipëria dhe Kosova kanë vetëm një fytyrë, atë kuq e zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *