Subscribe

Ndërsa Kosova ndodhet ne rrugën e integrimit euroatlantik, per here te pare ne Prishtine po mbahet nje seminar i Asamblesë Parlamentare te NATO-s me pjesëmarrje nga përfaqësues te vendeve anëtare te Aleancës dhe partnere te saj. Nënkryetari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Alli, pasi shprehu keqardhjen qe Serbia e bojkotoi kete aktivitet, e beri te qarte se integrimi eshte e ardhmja e Kosovës.

“Jam i inkurajuar nga zhvillimet pozitive në Prishtinë, si dhe me dialogun e saj me Beogradin. Shpresoj që ky seminar te luaje rol në ndërtimin dhe fuqizimin e arritjeve pozitive për të krijuar një klimë politike pozitive. Ballkani perëndimor është një rajon me shumë sfida dhe pres te vazhdojë dialogu në seminar edhe per ato të sigurisë dhe terrorizmit”.

Kryetari i Kuvendit, theksoi angazhimin e Kosovës ne luftën kundër terrorizmit.

“Kosova as nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë asnjëherë burim i rekrutimit për terroristët. Ne trashëgojmë një kulturë të fuqishme të tolerancës ndërfetare dhe ndërkulturore. Besimet për ne janë burim solidariteti dhe humanizmi dhe asnjëherë instrumente të dhunës apo nxitjes të urrejtjes”.

Gjatë tre ditëve te seminarit do te diskutohet per zhvillimet politike, bashkëpunim ekonomik rajonal dhe sfidat qe vijnë nga terrorizmi ndërkombëtar dhe menaxhimi i fluksit të emigranteve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *