E shtunë, 17 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tre turistë gjermanë bllokohen në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit

Tre turistë gjermanë kanë dhënë sinjalin SOS pasi kanë mbetur të bllokuar në malin e Çikës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se turistët kanë humbur orientimin gjatë ecjes në terrenin e vështirë malor. Njëri prej tyre dyshohet se ka pësuar dëmtime.

Reklamë

Menjëherë pas marrjes së sinjalit është organizuar operacioni i kërkim-shpëtimit. Drejt zonës janë nisur efektivët e forcës speciale Delta Force, shërbimet e Policisë së Vlorës, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, me qëllim gjetjen dhe nxjerrjen e turistëve nga terreni i vështirë.

Gjithashtu është njoftuar edhe një helikopter, i cili do të angazhohet për transport ajror nëse kushtet e terrenit dhe gjendja e turistëve do ta bëjnë të nevojshme ndërhyrjen.

Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon, ndërsa priten të dhëna të reja për vendndodhjen, gjendjen e dy turistëve dhe rezultatet e ndërhyrjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë