Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 June 2026
Vizion fokus

Dënohet me 7 vite burg nënkryetari i partisë liberale...

Lamallari në Europol: Forcojmë bashkëpunimin kundër drogës dhe krimit...

Reforma Administrativo-Territoriale/ Debat mes Boçit dhe Isait: Në shesh...

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen mes Putinit...

Ushtria amerikane: Kemi vrarë një udhëheqës të lartë të...

Dorëheqja e Starmer si lider i Laburistëve dhe kryeministër,...

Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe...

Rama pret ambasadorin turk, në fokus forcimi i mëtejshëm...

Zelensky anulon vizitën në Varshavë

BE propozon mision trevjeçar në Liban për trajnimin e...

Sekretari amerikan i Shtetit mbërrin në Afrikën e Jugut

7 Gusht 18:26

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti të dielën në Afrikën e Jugut, çka shënoi fazën e parë të turneut të tij në tre vende afrikane.

 

Krahas Afrikës së Jugut, zoti Blinken do të vizitojë gjithashtu edhe Republikën Demokratike të Kongos si dhe Ruandën.

 

Zoti Blinken pritet të mbajë një fjalim në Afrikën e Jugut të hënën lidhur me strategjinë e SHBA-ve ndaj Afrikës nën-Sahariane. Ndryshimet klimatike, tregtia, shëndeti dhe pasiguria ushqimore do të jenë tema të diskutimit.

 

Në Republikën Demokratike të Kongos, zyrtarët e Departamentit të Shtetit thonë se zoti Blinken do të punojë për të ulur tensionet mes Kongos dhe Ruandës. Kongo ka akuzuar fqinjin e saj për mbështetje të grupit të armatosur M23, një akuzë që Kigali e ka hedhur poshtë.

 

Sipas Departamentit të Shtetit gjatë vizitës në Ruandë, zoti Blinken do të ngrejë çështjen e “ndalimit të padrejtë” të banorit të përhershëm të SHBA-ve, Paul Rusesabagina. Veprimet e zotit Rusesabagina ndihmuan në shpëtimin e qindra jetëve gjatë gjenocidit të vitit 1994 dhe frymëzuan filmin Hotel Ruanda.

 

Vizita e zotit Blinken vjen vetëm disa ditë pasi diplomati i lartë rus, Sergey Lavrov, përfundoi turneun e tij në kontinent, ku i doli në mbrotje sulmit rus në Ukrainë dhe fajësoi sanksionet perëndimore për rritjen e kostos së karburantit dhe çmimit të produkteve ushqimore në Afrikë. Por Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar sulmin rus për rritjen e çmimeve.

 

Analistët politikë thonë se Afrika është kthyer sërish në një fushë beteje për ndikim dhe ideologji ndërsa kanë kaluar dekada nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

 

Ky është udhëtimi i dytë i zotit Blinken në Afrikë në cilësinë e sekretarit të Shteti. Ai vizitoi në nëntor të vitit të shkoi Nigerinë, Senegalin dhe Kenian./voa

Posted Under:
Bota
Tagged:
Afrika e Jugut blinken SHBA

Nga e njëjta kategori

Dënohet me 7 vite burg nënkryetari i partisë liberale Yabloko që kundërshtoi luftën në Ukrainë

më shumë...

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen mes Putinit dhe gjimnastes ruse

më shumë...

Ushtria amerikane: Kemi vrarë një udhëheqës të lartë të ISIS-it në Siri

më shumë...

Dorëheqja e Starmer si lider i Laburistëve dhe kryeministër, çfarë ndodh më pas?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

6:39

Dënohet me 7 vite burg nënkryetari i...

6:31

Lamallari në Europol: Forcojmë bashkëpunimin kundër drogës...

6:13

Reforma Administrativo-Territoriale/ Debat mes Boçit dhe Isait:...

6:01

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen...

5:38

Ushtria amerikane: Kemi vrarë një udhëheqës të...

5:30

Dorëheqja e Starmer si lider i Laburistëve...

5:04

Krim brenda familjes në Itali! Burri vret...

4:50

Rama pret ambasadorin turk, në fokus forcimi...

4:43

Zelensky anulon vizitën në Varshavë

4:39

BE propozon mision trevjeçar në Liban për...

4:32

Parashikimi i motit për ditën e enjte,...

4:22

Shtyhet gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, ja...

4:00

Pse disa njerëz nuk mund të urinojnë...

3:38

Siguria gjatë sezonit veror, Policia shqiptare në...

3:17

Aksident në aksin Fier–Seman, plagosen dy drejtuesit...

3:13

Debate të forta tek “territorialja”, PS e...

2:50

Festohet “Shën Prodhromi” në Voskopojë, besimtarët kalojnë...

2:32

Berisha: “OK” kufizimit të mandatit, jemi gati...

2:26

Ministri Hoxha takon ish-Presidentin francez: Franca rol...

2:24

Përfshihet nga flakët fuoristrada në Llogara, shkrumbohet...

Më të klikuarat

  • “Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në sean...
  • Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe...
  • Krim horror në Holandë, 15-vjeçarja vrau me thikë prindërit...
  • Ku dallojnë prindërit e viteve ’90 me ato sot? Psikolo...
  • “Në një njohje me ish-fermeren e Ferma VIP”, Henri Rru...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.