Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 July 2026
Vizion fokus

PS-PD debatojnë për integrimin, përplasje edhe për shpenzimet e...

“Stop sulmeve ndaj biznesit”, ekspertët: Goditja e sektorit të...

Ulen tensionet mes SHBA dhe Iranit, pas sulmeve, rinisin...

“Njerëzit po kalojnë nga mjekët te fallxhoret”, Rama jep...

Rama: Kush mendon që shoqëria është bërë më negative,...

“Nuk jemi më shoqëri e varfër”, Rama: Dikur fitoheshin...

Rilindja urbane 2.0, Rama: Shoqëritë e varfra janë tolerante...

Gjermania ashpërson rregullat për skuterët elektrikë pas rritjes së...

Rilindja 2.0/ Demo zbulon projektet për modernizimin e bashkive:...

Lumi më i madh i Francës kthehet në “shkretëtirë”,...

“Së bashku, më të fortë”, Begaj në ceremoninë e 15-vjetorit të anëtarësimit në NATO: Aleatët kanë besim te ne

9 Prill 17:06

Ditën e sotme, me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO u organizua një ceremoni nga ushtria shqiptare.

Efektivët e Forcave të Armatosura kishin përgatitur disa ushtrime për të treguar se si veprojnë në disa situata të ndryshme.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Presidenti Bajram Begaj, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ai i Drejtësisë, Ulsi Manja, ambasadorë dhe përfaqësues të tjerë të huaj në vendin tonë.

Më herët, Presidenti i vendit, Bajram Begaj tha se procesi i anëtarësimit nuk ishte i lehtë. Ai kërkonte përkushtim, sakrificë dhe dëshirë të palëkundur për të ndryshuar.

Anëtarësimi në NATO është një moment krenarie për Shqipërinë, theksoi Presidenti Begaj.

Begaj: Ai shënoi një arritje të madhe në udhëtimin tonë drejt integrimit në strukturat Euroatlantike dhe u bë dëshmi e qartë e angazhimit tonë për vlerat dhe parimet e demokracisë.

Si anëtare e NATO-s, Shqipëria ka treguar se edhe vendet e vogla mund të luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.   Kontributi ynë në misionet paqeruajtëse dhe përpjekjet tona për të rritur kapacitetet ushtarake janë dëshmi e qartë e këtij roli.

Anëtarësimi ynë në NATO nuk ka qenë vetëm një angazhim ushtarak. Begaj tha se ai ka qenë, gjithashtu, përkushtim për të ndarë një bashkësi vlerash.

Begaj: Ne kemi punuar për të forcuar sundimin e ligjit, për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Këto janë jo vetëm vlera të NATO-s, por janë, gjithashtu, thelbësore për të ardhmen e demokracisë dhe përparimit në Shqipëri.

Vendosmëria e Shqipërisë për të kontribuar në siguri dhe mbrojtje tregon se jemi një partner i besueshëm dhe i përkushtuar në Aleancën Euroatlantike. Ne e kuptojmë dhe e dimë se siguria nuk është vetëm një çështje ushtarake, por kërkon stabilitet politik, zhvillim ekonomik dhe respektim të të drejtave të njeriut.

Begaj theksoi se angazhimi i Shqipërisë ndaj NATO-s është i pakushtëzuar dhe tregon se jemi të gatshëm të marrim pjesë jo vetëm për mbrojtjen e kufijve tanë, por edhe për të ndihmuar e kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.

Begaj: Ndërsa festojmë këtë 15-vjetor, është e rëndësishme të kujtojmë se anëtarësimi ynë në NATO nuk është një destinacion, por një udhëtim i vazhdueshëm.

Ne duhet të vazhdojmë të punojmë për të forcuar demokracinë, të investojmë në kapacitetet tona ushtarake e civile mbrojtëse, si dhe të bashkëpunojmë me partnerët tanë për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt e më të qëndrueshme për të gjithë. Shqipëria në NATO ishte objektivi ynë parësor dhe synimi ynë strategjik. Prania jonë në Aleancë i shërben mbrojtjes së vendit nga kërcënimet e jashtme dhe kontribuon në ndërtimin e një rajoni më të sigurt e më të qëndrueshëm.

Këtë vit u përkujtua edhe 25-vjetori i çlirimit  të popullit të Kosovës falë ndërhyrjes së NATO-s nën udhëheqjen e SHBA-ve.

Kombi shqiptar nuk do ta harrojë kurrë këtë, theksoi Presidenti.

Begaj: Vendosmëria e NATO-s për të mos lejuar spastrimin etnik për shqiptarët e Kosovës, sot merr një vlerë të jashtëzakonshme. Jetojmë në një kohë ku tensionet gjeopolitike janë në rritje dhe sfidat e sigurisë janë bërë më të ndërlikuara.  

Qenia jonë në NATO është një udhërrëfyes për Shqipërinë në ruajtjen e vlerave demokratike, për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe për kontributin për një botë më të sigurt e të qëndrueshme. Aleanca Euroatlantike është e vendosur të mbrojë lirinë dhe sigurinë e aleatëve. Mbrojtja kolektive është përgjigjja më e mirë ndaj çdo kërcënimi dhe rreziku të mundshëm.

Më tej, Presidenti tha se Shqipëria do të vijojë të kontribuojë në mënyrë të qenësishme me pjesëmarrje aktive dhe përgjegjshmëri të lartë në kryerjen e misioneve ku do të jetë pjesë.

Sa i përket bazës së NATO-s në Kuçovë, Presidenti tha se kjo do të thotë që aleatët kanë besim te Shqipëria.

Begaj: Nga ana tjetër, edhe aleatët kanë treguar besim te Shqipëria. Kjo është parë dukshëm edhe në investimin më të fundit të Aleancës në Bazën Ajrore Taktike në Kuçovë.

Kjo përbën një tjetër shtysë që të vazhdojmë me modernizimin e forcave ushtarake dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe të sigurisë. Sot ne festojmë 15-vjetorin e anëtarësimit në Aleancën më të fuqishme politiko-ushtarake në botë, e cila ka arritur që, prej 75 vjetësh, të mbrojë vlerat e përbashkëta të lirisë dhe demokracisë.

Sot, ne rikonfirmojmë përkushtimin tonë ndaj vlerave të NATO-s dhe angazhimin për paqe, siguri dhe përparim. Si anëtare e kësaj Aleance, Shqipëria do të vazhdojë të jetë një zë i fuqishëm për demokracinë, një mbështetëse e paqes dhe një kontribuese e palëkundur në mbrojtjen e vlerave që ne të gjithë ndajmë dhe dëshirojmë.

Falënderojmë aleatët tanë në NATO dhe në veçanti partnerin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen e vazhdueshme dhe udhëheqjen e tyre. Sot, unë jam krenar për Forcat e Armatosura dhe shpreh mirënjohjen time për punën e jashtëzakonshme të efektivëve dhe ushtarakëve, të cilët, me përkushtimin e tyre, kanë nderuar Shqipërinë.

 Ata meritojnë të kenë të gjithë mbështetjen tonë si shoqëri, që të mund të vazhdojnë të përmbushin misionin e tyre fisnik. Në mbyllje, dëshiroj të shpreh kënaqësinë dhe gëzimin që më jep prania e nxënësve në këtë aktivitet.

Ne kemi nevojë që fëmijët dhe të rinjtë tanë të edukohen me dashuri për atdheun, sepse mbrojtja e paqes kërkon njerëz aktivë, që e duan Shqipërinë dhe janë të ndërgjegjshëm se vigjilenca dhe përgatitja janë çmimi i lirisë. Ta gëzojmë 15-vjetorin dhe shumë përvjetorë të tjerë të Shqipërisë në NATO!

Së bashku, më të fortë!

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Bajram Begaj NATO Presidenti

Nga e njëjta kategori

PS-PD debatojnë për integrimin, përplasje edhe për shpenzimet e qeverisë për Kanye West

më shumë...

“Stop sulmeve ndaj biznesit”, ekspertët: Goditja e sektorit të turizmit njollos imazhin e Shqipërisë 

më shumë...

Ndezi zjarr në tokën e tij, por flakët u përhapën tek fqinji dhe i shkaktoi dëme, arrestohet 57-vjeçari në Fier

më shumë...

Dënohen 5 anëtarët të “Revanshit”, u akuzuan për organizimin e atentateve dhe trafik droge

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:19

PS-PD debatojnë për integrimin, përplasje edhe për...

3:11

“Stop sulmeve ndaj biznesit”, ekspertët: Goditja e...

2:47

Ndezi zjarr në tokën e tij, por...

2:28

Dënohen 5 anëtarët të “Revanshit”, u akuzuan...

2:08

Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore...

2:05

Edicioni i 9-të i “MIK Festival”, koncerte...

2:01

Ulen tensionet mes SHBA dhe Iranit, pas...

1:50

Princ Leka bëhet baba për herë të...

1:47

U kap me kokainë në makinë, gati...

1:42

AKSK: Kujdes nga SMS dhe email-et që...

1:12

Operacioni “Fury”/ Kapen në Durrës dy të...

12:56

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, partitë politike...

12:38

“Njerëzit po kalojnë nga mjekët te fallxhoret”,...

12:08

Rama: Kush mendon që shoqëria është bërë...

12:01

“Nuk jemi më shoqëri e varfër”, Rama:...

11:44

Rilindja urbane 2.0, Rama: Shoqëritë e varfra...

11:29

Lamallari: Zjarrvënia është krim, dënimet në Kodin...

11:27

Gjermania ashpërson rregullat për skuterët elektrikë pas...

11:20

Rilindja 2.0/ Demo zbulon projektet për modernizimin...

10:57

Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat...

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrograd ndryshon energjitë, Meri Gjini zbulon shen...
  • Burri vrau gruan në derën e shtëpisë në Shkodër, flet e afër...
  • Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës (EM...
  • Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë...
  • Ndryshon ligji për administratën, Pirdeni: Testim kombëtar p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.