Të paktën 12 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi rus në Kharkiv, thanë prokurorët ukrainas këtë mëngjes.

Dy bomba goditën qendrën tregtare Epicentr DIY në një zonë banimi dje në mbrëmje, tha në televizionin shtetëror guvernatori rajonal Oleh Sinekhubov.

Bombardimet shkaktuan një zjarr të madh, me tym të dendur dhe të zi që ngrihej mbi ndërtesë. Në total, sipas prokurorisë vendase janë plagosur 43 persona, ndërsa 10 nga 12 të vdekurit nuk janë identifikuar ende.

Kryetari i bashkisë së Kharkiv, Ihor Terekhov , deklaroi se në momentin e sulmit, në dyqan ndodheshin rreth 120 persona .

“Sulmi kishte në shënjestër një qendër tregtare ku kishte shumë njerëz – ky është padyshim terrorizëm,” tha Terekhov.

Në një postim në Telegram, Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko tha se fati i 16 personave është i paditur, pasi rezultojnë të zhdukur./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *