Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 August 2026
Vizion fokus

Mbledhja me drejtuesit politikë në Pogradec! PS “ngroh motorët”...

Lufta tregtare SHBA- Kanada, dy vendet shpallin tarifat përkatëse...

Rama nis takimin me drejtuesit socialistë në Pogradec, në...

Mbledhja me drejtuesit politikë/ Pas kafes së mëngjesit në...

Gjykata amerikane rrëzon vendimi e Trumpit për pezullimin e...

AXHENDA, Rama mbledh drejtuesit e PS-së në Pogradec, çfarë...

Tmerr në avion, laptopi i pasagjerit merr flakë gjatë...

“Jemi më të përgatitur”, Irani paralajmëron për luftë të...

Pukë/ Policia i afrohet parcelës me kanabis, i armatosuri...

Përmbytje dhe stuhi në Spanjë, 7 të plagosur dhe...

Rubio: Irani është në pikën e tij më të dobët

31 Mars 10:22

Në dy intervista të ndara, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Shtetet e Bashkuara po bëjnë përparim të shpejtë në degradimin e aftësive ushtarake të Iranit dhe Uashingtoni pret të arrijë objektivat e tij “brenda javësh, jo muajsh”. Ai theksoi se udhëheqësi amerikan, Donald Trump, “parapëlqen diplomacinë”.

“Ne do të shkatërrojmë bazën e tyre të industrisë së mbrojtjes, që do të thotë aftësinë e tyre për të prodhuar raketa të reja dhe dronë të rinj në të ardhmen, sepse këta paraqesin kërcënim të madh për rajonin. Ky Iran që shihni tani, ky është Irani në pikën e tij më të dobët”, tha Rubio.

“Ne jemi në një ritëm dhe në fakt para planifikimeve”, tha ai, duke shtuar se SHBA-ja “do t’i arrijë të gjitha këto gjëra brenda javësh, e jo brenda muajsh”.

“Besoj që pika e parë që thekson presidenti është që ai parapëlqen diplomacinë”, tha Rubio. “Siç e kam thënë, këto përpjekje janë ende në fazat fillestare. Po përcillen mesazhe të ndërsjella dhe po zhvillohen disa bisedime, përfshirë përmes ndërmjetësve”.

Duke komentuar kërcënimet e Iranit për të kontrolluar Ngushticën e Hormuzit “në mënyrë të përhershme” dhe për të vendosur një sistem pagese, Rubio tha se Uashingtoni nuk do ta lejojë që kjo të ndodhë.

“Jo vetëm që sovraniteti mbi Ngushticën e Hormuzit nuk është i pranueshëm për ne, por nuk do të jetë i pranueshëm as për botën”, tha ai. “Presidenti ka një sërë opsionesh në dispozicion, nëse zgjedh, për të parandaluar që kjo të ndodhë”.

Ai theksoi se sovraniteti i Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit është “i papranueshëm” për SHBA-në.

Ndërkaq, duke folur për Mojtaba Khamenein, udhëheqësin e ri suprem të Iranit, Rubio tha: “Së pari, ne nuk e dimë nëse ai është në pushtet”.

“E di që thonë se ai është në pushtet. Askush nuk e ka parë, askush nuk ka dëgjuar prej tij. Tani është shumë e paqartë. Nuk është fare e qartë se si po merren vendimet brenda Iranit”, i tha Rubio Al Jazeeras më 30 mars.

Duke u përgjigjur për një pyetje nëse beson se vendet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s e tradhtuan Shtetet e Bashkuara në këtë moment kritik, për shkak se disa vende evropiane refuzuan të mbështesin konfliktin me Iranin, Rubio tha se “ishte shumë zhgënjyese”.

“Pa SHBA-në nuk ka NATO”, paralajmëroi ai aleatët evropianë, duke shtuar se “nëse ne vendosim nesër që do të tërheqim trupat nga Evropa, ky do të ishte fundi i NATO-s. Ata e dinë këtë”, tha Rubio.

Teksa lufta e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, që ka nisur më 28 shkurt, po vazhdon, Teherani një ditë më parë tha se ka pranuar, e ka shqyrtuar dhe e ka refuzuar planin amerikan për paqe prej 15 pikash, që iu dërgua Republikës Islamike përmes ndërmjetësve pakistanezë.

Irani e ka quajtur planin “jorealist, të palogjikshëm dhe të tepruar”, teksa ka kryer sulme të reja me dronë dhe raketa kundër Izraelit.

Trump ka vendosur afat deri më 6 prill që Irani të hapë Ngushticën e Hormuzit dhe të pranojë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës ose do të përballet me sulme amerikane ndaj centraleve energjetike.

Më 29 mars, Trump lavdëroi përparimet në bisedimet me Iranin, duke thënë se ato po zhvilloheshin drejtpërdrejt dhe tërthorazi me udhëheqës “të arsyeshëm” dhe theksoi se Teherani po hapte pjesërisht Ngushticën e Hormuzit, rrugën ujore përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e furnizimeve botërore të naftës dhe gazit natyror.

Por ,ai ende nuk ka dhënë detaje për atë që e quajti bisedime të drejtpërdrejta me Iranin, udhëheqësit e të cilit mohojnë se po zhvillohen negociata./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Iran rubio

Nga e njëjta kategori

Vrasja në Ksamil, gjendet në ferra thika e krimit, Sokrat Vata e hodhi pas arratisjes

më shumë...

Kjo është 45-vjeçarja shqiptare që u vra në Athinë, autori i krimit i martuar dhe baba i një fëmije, çfarë dëshmon bashkëshortja

më shumë...

Lufta tregtare SHBA- Kanada, dy vendet shpallin tarifat përkatëse pas dështimit të marrëveshjes

më shumë...

Shenjat e horoskopit që shpenzojnë para pa u menduar dy herë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:22

Vrasja në Ksamil, gjendet në ferra thika...

2:15

Mbledhja me drejtuesit politikë në Pogradec! PS...

1:20

Kjo është 45-vjeçarja shqiptare që u vra...

12:56

Lufta tregtare SHBA- Kanada, dy vendet shpallin...

12:50

Shenjat e horoskopit që shpenzojnë para pa...

12:09

Tiranë/ Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet...

11:44

Rama nis takimin me drejtuesit socialistë në...

11:36

Tiranë/ Arrestohen dy të rinj për 6...

11:29

Kakavijë, rreth 20 mijë persona kthehen drejt...

11:26

Mbledhja me drejtuesit politikë/ Pas kafes së...

11:15

FOTO/ Ky është 48-vjeçari që vrau partneren...

10:48

Vidhte biçikleta dhe para në taksi, arrestohet...

10:28

Tragjedia në Manzë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari...

10:01

Priti për më shumë se 10 vite...

9:53

Situata e zjarreve në vend, 21 vatra...

9:40

Gjykata amerikane rrëzon vendimi e Trumpit për...

9:31

Fluks i lartë në Portin e Vlorës,...

9:26

Merr flakë kabina elektrike në Durrës, një...

9:23

AXHENDA, Rama mbledh drejtuesit e PS-së në...

8:46

Tmerr në avion, laptopi i pasagjerit merr...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në Manzë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari i plagosur...
  • “Më shau nga nëna, më qëlloi thikë në këmbë”, sh...
  • Tragjedi në Athinë, 45-vjeçarja ekzekutohet me armë zjarri...
  • Kjo është 45-vjeçarja shqiptare që u vra në Athinë, autori i...
  • Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.