E premte, 16 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti sot/ Ngrihen tmperaturat ne vend, termometri shkon deri në 38°C

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së sotme, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta.

Sipas parashikimit, moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat verilindore dhe juglindore priten vranësira të herëpashershme përgjatë relieveve malore, kryesisht nga mesdita deri në orët e pasdites. Pasditja do të rikthejë motin kryesisht të kthjellët.

Reklamë

Reshje të dobëta shiu, në formën e pikave dhe të izoluara, mund të shfaqen në zonat veriore dhe lindore përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në jugperëndim, si edhe në zonat luginore, era mund të arrijë deri në 15 m/s. Valëzimi në det parashikohet i forcës 1–3 ballë.

Reklamë

Temperaturat: Vlerat maksimale pritet të arrijnë deri në 38°C në Gjirokastër dhe Shkodër, ndërsa 37°C në Kukës, Lezhë, Berat dhe Elbasan. Në Tiranë, temperatura maksimale do të shënojë rreth 36°C.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë