Autostrada Tirane-Elbasan do të hapet me 17 Maj dhe për qytetarët një pjesë e sajë do të jetë e kalueshme duke filluar nga data 14 mars.

 

Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet ne kete aks duke u ndalur vecanerisht ne segmentin ku pa kohe me pare pati rreshqitje masive te tokes.

 

Edi Rama pranoi se kosto e ndertimit te autotrades eshte rritur ndersa fajesoi qeverisjen e kaluar per cilesine dobet te rrugeve.

 

 

Edi Rama

 “Kjo rrugë u bë realisht gangrenë. U nis pa projekt, pa studim gjeologjik, pa asnjë lloj sigurie, vetëm hajde të hapim tunelin për fushatë elektorale e punë e madhe se çfarë ndodh mbrapa dhe e paguan shumë shtrenjtë. Praktikisht ka shkuar dyfish nga vetëm marrëzia dhe babëzia e paimagjinueshme.”

 

Kryeministri Rama kërkoi angazhim maksimal për të përmbyllur rrugën brenda afatit të  parashikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *