Subscribe

Kreu i Sindikatës së Fermerëve, Eduart Sharka deklaroi nga studio e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, se situata e fermerëve shqiptarë është alarmante.

Sipas tij 99% e fermerëve janë në të zezë, çka do të shkaktojë në të ardhmen dy probleme të mëdha, pensionet por edhe zhvillimin e bujqësisë.

Pjesë nga biseda:

Sharka: Situata është dramatike. Sepse mund të jenë 99% në të zezë. Të gjithë punëmarrësit në bujqësi janë të pasiguruar. Edhe ligji është lënë pas dore, sepse ka dispozita në ligj ku punën në bujqësi nuk e kontrollojnë. Në ara nuk shkon kush për kontroll siç ndodh në biznese. Por kjo ka sjellë dëme të jashtëzakonshme, pasi do të kemi një kontigjentë të madh të fermerëve që do të presion pensionin social.

Pranvera Borakaj: Sa është pensioni social?

Sharka: Duhet të mbushësh 70-vjeç për të marrë 70 mijë lekë të vjetra. Sheh në Divjakë çdo mëngjes siç ka qenë në Tiranë dikur, apo siç ëhstë në Athinë ku marrin punëmarrës dhe janë të gjithë të pasiguruar. Është një problem shumë i madh që duhet trajtuar. Pasojat janë jo vetëm te pensioni por edhe te zhvillimi i bujqësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *