Subscribe

“1 maji pa punëtorë”, kjo ka qenë tema e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaja këtë të mërkurë në Vizion Plus.

I pranishëm në studio kreu i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevrus Kaptelli, theksoi se sot është shumë e vështirë për të organizuar mësuesit në protestë.

Sipas tij Kodi i Punës favorizon vetëm punëdhënësit dhe jo punëmarrësit.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Është e vështirë për të mbledhur mësues për të protestuar?

Kaptelli: Është e vështirë jo për të mbledhur mësues, por për të mbledhur cilindo në Shqipëri për të protestuar.

Pranvera Borakaj: Pse?

Kaptelli: Sepse Kodi i Punës e ka vështirësuar këtë punë. Kodi i Punës nuk favorizon sindidakatat për të protestuar, organizuar greva, protesta etj. Është një ligj i ndryshëm që ka në Kosovë dhe në vendet e tjera të rajonit. Është një ligj i cili copëzon organizimet e mëdha sindikaliste. Vetëm në Shqipëri mund të regjistrohen sindikata vetëm me 20 anëtarë, dhe kjo nuk shkon në favor të organizimit të punëmarrësve, por shkon në favor të punëdhënësve. Është një nga arsyet kryesore që me këtë Kod Pune edhe pse kanë kaluar 33 vite në këtë që ne e quajmë demokraci, pasi bota demokratike nuke  quan demokraci, pasi edhe para dy javësh e pamë që nuk është një demokraci normale në Shqipëri, dhe nuk ka për të qenë përderisa të kemi këtë Kod Pune në Shqipëri, për sa kohë nuk favorizon organizimin e punëmarrësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *