Ka shkuar në 39 numri i shërbimeve Doganore të cilat do të ofrohen online.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave përmes një njoftimi për mediat njofton rritjen e numrit të shërbimeve online, ku nga 34 që ofroheshin deri më sot, ato shkojnë në 39-të.

Shërbimet e reja online që do të ofrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave janë:

Aplikim për Autorizim për Administrim të ambienteve të Magazinimit të Përkohshëm

Kërkesë për miratim të Autorizimit për përdorimin proçedurës së deklarimit të thjeshtëzuar

Kërkesë për shtesa/ndryshime në Autorizimin e Magazinimit të Përkohshëm 

Kërkesë për transferim Agjenti doganor nga një Agjenci Doganore në një tjetër

Kërkesë për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve nga një mbajtës tek një tjetër të autorizimit për RLP me përjashtim të pjesshëm

Njoftimi i plotë:

Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit, Nr. 153 Prot., datë 25.11.2019 “Për marrjen e masave dhe rregullimin e dispozitave ligjore për aplikimin e shërbimeve vetëm online nga data 01.01.2020”, një pjesë e aplikimeve për vendime të favorshme (autorizime, leje dhe licensa) realizohen vetëm online përmes portalit e-Albania.
 
Aktualisht, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka 34 shërbime që mundësohen online.

Ndërkohë bazuar në Urdhërin Nr. 31, datë 14.06.2021 “Mbi shtimin e numrit të shërbimeve online në portalin e-Albania”, qytetarët dhe bizneset mund të aplikojnë online nëpërmjet portalit eAlbania edhe për 5 shërbime të tjera, duke e çuar në 39 numrin e shërbimeve online:

1.Aplikim për Autorizim për Administrim të ambienteve të Magazinimit të Përkohshëm
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPD/15089/DPD_15089_n4_s3_web.aspx  
https://app.e-albania.al/eAlbaniaServices/DPD/15089/DPD_15089_n4_s3_app.aspx
 
2.Kërkesë për miratim të Autorizimit për përdorimin proçedurës së deklarimit të thjeshtëzuar
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPD/15090/DPD_15090_n4_s3_web.aspx
https://app.e-albania.al/eAlbaniaServices/DPD/15090/DPD_15090_n4_s3_app.aspx
                                   
3.Kërkesë për shtesa/ndryshime në Autorizimin e Magazinimit të Përkohshëm 
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPD/15092/DPD_15092_n4_s3_web.aspx  
https://app.e-albania.al/eAlbaniaServices/DPD/15092/DPD_15092_n4_s3_app.aspx
 
4.Kërkesë për transferim Agjenti doganor nga një Agjenci Doganore në një tjetër
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPD/15094/DPD_15094_n4_s3_web.aspx  
https://app.e-albania.al/eAlbaniaServices/DPD/15094/DPD_15094_n4_s3_app.aspx
                         
5. Kërkesë për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve nga një mbajtës tek një tjetër të autorizimit për RLP me përjashtim të pjesshëm
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPD/15096/DPD_15096_n4_s3_web.aspx  
https://app.e-albania.al/eAlbaniaServices/DPD/15096/DPD_15096_n4_s3_app.aspx

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *