Kreu i Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Shqipëri, Nevrus Kaptelli, i ftuar në “Quo Vadis” deklaroi se aktualisht në vendin tonë është përgjysmuar numri i nxënësve
Sipas tij dy janë arsyet kryesore, emigrimi, por edhe largimi i nxënësve nga shkollat publike në drejtim të shkollave private.
Megjithatë sipas Kaptellit sindikatat kanë ditur që të mbajnë të paprekur numrin e mësuesve.
Pjesë nga biseda:
Kaptelli: Numri i nxënësve është përgjysmuar, dhe është më pak se gjysma e atyre që ishte. Kauza e sindikatës është mbajtja në punë e të punësuarve në arsim. Sepse një mësues nëse e humbet vendin e punës, ai nuk mund të gjejë një tjetër vend pune në Shqipëri.
Pranvera Borakaj: Nuk është reduktuar numri i mësuesve?
Kaptelli: Jo nuk është reduktuar fare. Nëse kishim në vitin 2-13-të 36 mijë mësues, kemi dhe sot po kaq mësues. Dy sindikatat kanë ditur me kërkesat e tyre të ruajnë vendete punës për mësues, nga orët javore. Kanë ditur ti mbajnë të gjitha këto në kushtet e emigracionit të lartë, dhe nga tërheqja e nxënësve nga shkollat private. Në Fier numri i gjimnazistëve në shkollat publike është më i ulët edhe se numri i gjimnazistëve në shkollat private, kjo ndodh edhe në Vlorë.





