E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Humb jetën në vendin e punës punonjësja e furrës së bukës në Kosovë

Sot në ditën e 1 Majit, një punëtore është gjetur e pajetë në furrën e bukës, ku punonte.

Ngjarja ka ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, Kosovë.

Reklamë

“Sot me datë 01.05.2024 kemi pranuar një informacion që një grua me iniciale V.D. është gjetur e shtrirë në dysheme pa shenja jete në furrën ‘Te Moni’. Sipas informacioneve viktima është punëtore e furrës. Ajo është dërguar në spitalin në veri pa shenja jete”, ka thënë policia e Kosovës për mediat vendase.

Policia e Kosovës thotë se po e trajton vdekjen e punonjëses si të dyshimtë. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë