Ndeshja e parë gjysmëfinale, që u mbajt mbrëmjn e djeshme mes Bayern Munich dhe Real Madrid ka përfunduar në barazimin 2-2.

Por kjo ndeshje mori një rëndësi të veçantë për shqiptarët, pasi flamuri kuq e zi u shfaq disa herë në ekranin e madh të stadiumit. Kjo falë një bukurosheje shqiptare që mund të themi me plot gojën se vodhi vëmendjen e kësaj përballje.

Azra, bukuroshja që mbante flamurin kuq e zi është shqiptare nga Maqedonia, por ka jetuar dhe studiuar jashtë vendit.

Fotot e videot e saj nga stadiumi, ku ishte e shoqëruar me të fejuarin, kanë bërë xhiron e rrjetit, dhe kjo jo vetëm në mediat vendase./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *