Subscribe

Kreu i Sindikatës së Fermerëve, Eduard Sharka deklaroi nga studio e “Quo Vadis” këtë të mërkurë se në Shqipëri keqtrajtohen punonjësit, dhe lihen në punë më shumë se në çdo vend tjetër të botës, për shkak të fuqisë së dobët të sindikatave.

Sipas tij dikur kryeministri Rama ju tha biznesmenëve të huaj se nëse vini në Shqipëri mund t’i shtrydhni punëtorët, pasi në Itali nuk të linte askush të bëje një gjë të tillë.

Pjesë nga biseda:

Sharka: Në Itali unë kam parë histori natyrale të kapitalizmit. Ishin 4 të moshuar nga 70-vjeç që punonon me mua 13-vjeç. Kemi zbritur nga mali thoshin ata pa komplekse. Ai që ishte më i zoti ishte bërë kapo kantieri, tre të tjerët punonin te firma e atij bashkë me mua. Gjatë fushatës elektorale në pushimin e drekës ne bënim debat, unë i djathti shqiptar dhe ata të majtët italianë. Ditën që fitoi Berluskoni unë nuk ju fola dhe i pyeta të nesërmen se pse u mërzitën. Eduard thanë ne sot marrim 3 milionë lireta, po aq sa e kisha dhe unë, dhe më thanë se ne sot kemi shtëpi që i kemi marrë te firma duke i paguar nga rroga. Kur kemi zbritur nga mali ne flinim në një kantier dhe merrnim 100 mijë lireta. Dhe nga 100 mijë lireta që merrnim dikur dhe në 3 milionë lireta që marrim sot ne ja dedikojmë të majtës dhe sindikatës italiane.

Pranvera Borakaj: Sindikatat janë shumë të forta dhe në Greqi?

Sharka: Po por kryeministri jonë i tha Renzit hajde në Shqipëri se s’ka sindikata, hajde shtrydhi punëtorët shqiptarë .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *