Subscribe

Eksperti i IT, Erion Nako, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka theksuar se shumë shpejt vala e shkarkimeve në masë e punonjësve do të vijë edhe në Shqipëri.

Ai theksoi se gjatë pandemisë pati një mbingarkim të kompanive të IT-së në vend, dhe duke qenë se Shqipëria është dora e tretë e marrjes së punëve, vala e shkarkimit të punonjësve do të vijë edhe në vendin tonë.

Pjesë nga biseda: 

Nako: Ne jemi një vend në zhvillim në IT. Jemi në atë momentin e ngritjes, por ka disa turbulenca. Në botë IT është duke pësuar një draft shumë të madh, një shift i themi ne. Ajo që u mbingarkua në pandemi filloi tani të shkëputete, sepse kompanitë morën shumë njerëz, dhe gjatë 2023-2024 po bëhen shkarkime shumë të mëdha në masë. Po hiqen 10 mijë, 15 mijë njerëz vetëm me një telefonatë. Në Amerikë të shkarkojnë pune me një zarf.

Pranvera Borakaj: Pa respektuar as kontratat e punës?

Nako: Amerikanët janë mjeshtra. Janë të parët që thonë nesër ti nuk je më. Të japin një çek me vlerësimit sa mendojnë ata se vlen largimi jot. Kjo automatikisht shkakton që në vendet ku merret puna “third party”, për vende siç jemi ne, ku Europa e merr nga Amerika dhe ne e marrim nga Europa. Duke qenë se ky efekt zinxhir vonon pak, edhe në Shqipëri efekti zinxhir fillon të ndihet kur ti je ekonomi në rritje por puna që vjen nga jashtë nuk ëhstë më aq e madha që ti mund ta përbalosh duke patur kompani mbi 1 mijë vetë. Ne tani jemi në momentin ku kemi kompani të mëdha të konsoliduara me rreth 300, 400, 500 punonjës në IT, ku këta janë baza, janë shtylla, nuk është se kemi një grup të mëdha kompanish që kanë mbi 1 mijë veta në punë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *