Subscribe

3288 gra kanë denoncuar pranë policisë bashkëshortët e tyre për dhunë në familje. Shifrat alarmante i përkasin periudhës nga 1 janari të këtij viti deri më tani. Ndërsa në prangat e policisë mësohet se kanë rënë 506 burra dhunues.

 

Numri i lartë i denoncimeve është një kambanë alarmi sa i takon situatës së dhunës brenda familjeve shqiptare, ku shpesh herë ka pasur edhe viktima.

 

10 gra janë vrarë nga bashkëshortët gjatë këtij viti. Referuar statistikave zyrtare, rezultojnë 3 viktima më shumë sesa viti i kaluar.

 

Ndërkohë është rritur ndjeshëm edhe numri i grave që kërkojnë urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje

 

. Vendin e parë e mban Tirana. Gjykata e Shkallës së Parë nga 1 janari deri më 25 nëntor numëron 796 urdhra të menjëhershëm.

 

Por ekspertët shprehen se numri në realitet është shumë herë më i lartë. Kjo për faktin se në zonat rurale shumë raste dhune nuk denoncohen fare.

 

Shifrat tregojnë se rastet e dhunës në familje janë rritur ndjeshëm gjatë periudhës së pandemisë. Shkaqet kryesor mbeten kushtet ekonomike dhe xhelozia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *