E diel, 11 Tetor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Alarm në Tiranë, 35-vjeçari prej 3 ditësh i zhdukur, familja bën denoncimin në polici (EMRI)

Një 35-vjeçar rezulton i zhdukur prej 3 ditësh në Tiranë. Bëhet fjalë për Eglant Koçin, i datëlindjes, 17 shtator 1991, i cili nuk ka kontaktuar me familjarët.

Për herë të fundit është parë në zonën pranë sheshit “Wilson” në kryeqytet, teksa po lëvizte me një automjet me targa “CT969”.

Reklamë

Një ditë më parë në Komisariatin nr. 2 është bërë denoncim nga familjarët e tij, të cilët kanë kërkuar ndihmë për gjetjen.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se familjarët janë shprehur se nuk ka konflikte me njeri.

Policia ka nisur gjurmimin për të riun, ndërsa po kontrollohen kamerat e sigurisë për të parë drejtimin e lëvizjes. Paraprakisht, nga pamjet e administruara prej bluve, lëvizjet me makinë janë normale, ndërkohë që kërkimet vijojnë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë