Kryedemokrati Sali Berisha përshëndeti protestat ne Tirane ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të dëgjojë thirrjen e tyre dhe të japë dorëheqjen.
“Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet e tij. Dje, Evropa dhe botë dëgjoi më fuqishëm se kurrë zërin e shqiptarëve jo vetëm në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit, por dhe në metropolet kryesore të Evropës dhe sot në SHBA shqiptarët protestojnë pranë përfaqësive të narkokratit Edi Rama”, tha Berisha.
Megjithëse thirrja e protestuesve në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit është që edhe Berisha të largohet, ky i fundit këto i konsideron zëra që i bëjnë opozitë opozitës.
“Nuk janë qytetarët ata. Ata janë opozitarët e opozitarëve. S’kanë asgjë të përbashkët me qytetarët. Janë thjesht vegla të Edi Ramës dhe Lubi Ballukut. Mos u merrni me ta. Qytetarët nuk kanë asgjë të përbashkët me ta”, shtoi Berisha.
Berisha akuzon kryeministrin se ka manipuluar vajzën e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump dhe bashkeshortin e saj Jared Kushner në shitjen e një tokë që është nën hetim për korrupsion dhe krim të organizuar.
“Në një dosje ku prokuroria shqiptare kishte nisur hetimet për krim të organizuar ose korrupsion në nivelet më të larta, zotëria e tij jepte lejen e zhvillimit për kompaninë duke shpresuar se autoriteti i zotit Kushner dhe vajzës do të mjaftonin për të mbyllur çdo dosje. A nuk është ky një kurth i shëmtuar i një të paburri që bën çdo lloj akti për përlyer cilindo për përfitime të vetat?”, tha Berisha.
Prej disa ditesh Tiranë dhe jo vetëm, protestohet për çështjen e Zvërnecit. Në fakt tubimet që nisën pas tërheqjes zvarre të një banori në Zvërnec janë shoqëruar edhe me kërkesa të tjera ku më kryesorja është dorëheheqja e kryeministrit Rama.





