Avokatja dhe rekordmenia shqiptaro-australiane Eva Buzo është rikthyer sërish në Vlorë. Ajo u nis nga Radhima drejt Ishullit të Sazanit, ku po zhvillon një tjetër sfidë sportive në ujërat e Jonit.
E shoqëruar fillimisht nga disa persona të stafit mbështetës, Buzo vijoi më pas e vetme notin perqark Sazanit, ishullit më të madh të Shqipërisë, i cili ka një vijë bregdetare prej rreth 15 kilometrash.
Kjo nuk është hera e parë që sportistja zgjedh Vlorën për sfidat e saj të notit në ujëra të hapura.
Dy vite më parë, ajo tërhoqi vëmendjen e opinionit publik me një tjetër arritje të rëndësishme, kur ndërmori një notim të gjatë nga brigjet italiane drejt Karaburunit, duke vendosur një rekord personal dhe duke promovuar njëkohësisht bukuritë natyrore të bregdetit shqiptar.





