Subscribe

Prokuroria maqedonase ka nisur hetimet per te zbuluar shkaqet e rrëzimit te nje avioni te vogël tip “Piper” ne afersi te Shkupit. Si pasoje e aksidentit te ndodhur nje dite me pare, humben jeten 6 persona, nje kosovar dhe pese italiane. Kosovari qe gjeti vdekjen eshte Visar Begaj, nje biznesmen nga Malisheva, qe jetonte ne Itali. Ai po kthehej ne Kosove per njevjetorin e krijimit te klubit te aviacionit “Kosova fly akademi”, pronar i te cilit ishte ai. Avioni me 6 vete ne bord u zhduk nga radarët pasditen e se martës dhe u gjet i djegur gjate oreve te mbrëmjes. Banoret e nje zone rreth 10 kilometra ne jug te Shkupit kishin njoftuar qendrën e fluturimeve se kishin dëgjuar shpërthime dhe kishin pare zjarr. Avioni ishte nisur nga Trevizo e Italisë, por ishte zhdukur nga radarët menjëherë pasi piloti kishte njoftuar drejtuesit e aeroportit, se do te ulej per t’u furnizuar me karburant ne Shkup. Destinacioni i avionit ishte Prishtina. Dyshohet se moti i keq eshte bere shkak per rrëzimin e avionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *