Subscribe

Nga arratia, Ndriçim Jonuzi (Tahiri) reagoi pasi plagosi në këmbë Sekretarin e PD në Kavajë, Bledar Okshtuni.

 

Në “Facebook”, Jonuzi rrëfeu se ngjarja nuk ka ndodhur për motive politike.

 

Ai mohoi të jetë mbështetës i PS, por demokrat, dhe për PD u shpreh se ka bërë sakrifica.

 

“Nuk kam ndërmend të merrem me politikë. Më kanë thënë që Lul Basha, kryetari i PD, më ka cilësuar socialist dhe nuk më vjen mirë fare të më humbë të gjitha sakrificat e jetës time për PD vetëm për fushatë. Duhet të më pyesnin përpara. Lokali ka qëndruar 30 ditë hapur për ccunat e PD, një herë me shoenzimet e mia, një herë me krahët e mia. Nuk i ka gjetur asgjë e keqe përsa kohë qëndronin aty me mua. Unë kam bërë shumë më tepër sakrifica për PD. Nuk jam krenar për atë që kam bërë, nuk ka lidhje fare me punë politike. Kur pashë mistrecin në mes të rrugës, i zuri rrugën nënës. Në prag fushate janë bërë cuba, buzët akoma me qumësht, pa e ditur akoma se ccfarë bëhet nëpër qytet. I thash, hape rrugën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *