Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, është zotuar të “thyejë” sanksionet nga Shtetet e Bashkuara kundrejt vendit të tij, të cilat godasin pjesët kryesore të ekonomisë. Sanksionet e Donald Trump të cilat hynë në fuqi këtë të hënë prekin eksportet e naftës dhe bankat. Por Rohani me një ton sfidues beri te qarte se nuk do kete tërheqje.
Amerika do që të çojë në zero shitjet e naftës së Iranit, por ne do të vazhdojmë shitjen e naftës, do të thyejmë sanksionet.
Presidenti i SHBA Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore të cilën e konsideroi si më te keqen e negociuar ndonjëherë. Më shumë se 700 individë dhe biznese tani janë në listën e sanksioneve, duke përfshirë bankat kryesore, eksportuesit e naftës dhe kompanitë e transportit detar.
Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca – të cilat janë ndër pesë vendet e angazhuara ende ne paktin bërthamor – i kanë kundërshtuar të gjitha sanksionet.
Këto vende kane premtuar të mbështesin kompanitë evropiane që bëjnë biznes të ligjshëm me Iranin.
Mijëra iranianë që këndonin “Vdekje Amerikës” u mblodhën ne Teheran, duke hedhur poshtë thirrjet për bisedime. Protestat u zhvilluan në 39 vjetorin e pushtimit të ambasadës amerikane në Teheran, gjë që prodhoi katër dekada armiqësi mes dy vendeve.





