Subscribe

Ministria e Financave si dhe Drejtoria e Tatimeve kanë hartuar një skemë për rimbursimin e tatimit mbi vlerën e shtuar ndaj bizneseve. Deri në fund të muajit prill, stoku i TVSH së parimbursuar arriti në total vlerën e 15 miliard lekëve, një shumë e konsiderueshme kjo, çka ka vënë në vështirësi aktivitetin financiar të shumë kompanive.

 

Sipas kësaj skeme prioritet në rimbursim do të kenë kompanitë eksportuese si dhe sektori fason, të cilët janë prekur edhe nga zhvlerësimi i euros.

 

Sipas kreut të tatimeve, deri në muajin qershor situata e rimbursimit do të normalizohet.

 

Nga totali i stokut të TVSH, 10 miliard i përkasin kompanive më të mëdha, siç janë TAP dhe Banker Petrolium. Sipas skemës ministria ka rënë dakord që ti shlyejë këto para me këste. Ndërsa nga data një korrik tatimet thonë se çdo kompani tjetër do të respektohet afati 30 ditor për rimbursim.

 

Rimbursimi i TVSH-së është një nga problemet më të mëdha që kanë administrata fiskale ndaj biznese. Edhe FMN një ditë më parë apeloi që këto detyrime të shlyen pasi ato krijojnë një klimë negative besueshmëri ndaj qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *