Subscribe

Pas projektit të “Rilindjes Urbane”, qeveria shqiptare nis zbatimin e programit “100 fshatrat”, që synon zhvillimin e bujqësisë dhe agroturizmit.

 

Zhvillimi rural, sipas kryeministrit Rama do të bazohet në investime konkrete, përmes bashkëpunimit mes qeverisë qendrore dhe pushtetit lokal. Por, ai paralajmëroi krerët e bashkive se nuk do të përfitojnë asnjë fond, nëse nuk zbatohet reforma e ujit dhe nëse nuk ka projekte cilësore.

 

Për zhvillimin e agroturizmit, janë parashikuar lehtësi fiskale për këdo që do të investojë.

 

Shefi ekzekutivit tha se pritet fluks i madh investimesh private për të ndërtuar bujtinat, fermat dhe gjithë strukturat e agroturizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *