E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Rikthehen konkurset në Universitete

Ne Universitete do te rikthehen konkurset e pranimit. Degët e Mjekësisë, do te jene te parat qe do aplikojnë kete proces te përzgjedhjes se kandidateve me te mire. Rektori Arben Gjata, tregon se konkurset do te nisin vitin e ardhshëm, ndërsa sivjet maturantet do te pranohen sipas notes mesatare. Shanset për te hyre ne mjekësi, do t’i kenë vetëm kandidatet qe e kane mesataren mbi 8.5. Me rikthimin e mesatares si kriter per pranimet ne shkollat e larta, Universitetet po vene ne dyshim vërtetësinë e notave te shkollave te mesme. Rektore te universiteteve publike, po mendjen se si ne auditorë te pranohen kandidatet me te mire, pavarësisht se vijnë nga qytete te ndryshme dhe kane te njëjtën note.

Me vendosjen e notes mesatare, shkollat e larta i druhen serish cilësisë se studenteve. Ky kriter do te penalizoje maturantet me te mire, veçanërisht ata te gjimnazeve te Tiranës dhe do favorizoje nxënësit e rretheve qe sipas rektoreve, përvoja ka treguar se nuk kane te njëjtin nivel, pavarësisht 10-ve te përbashkëta.

Më shumë video

Reklamë