Disa orë pas ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit, dalin rezultatet paraprake të autopsisë që zbulojnë shkakun e vdekjes së Diego Armando Maradona.

Ekzaminimi i autopsisë u krye midis orës 19.30 dhe 22:00, disa orë pas vdekjes, në spitalin San Fernando dhe u përcaktua se insuficienca kardiake shkaktoi ‘edemë akute pulmonare’. Lajmi u raportua nga gazetat argjentinase ‘Clarin’ dhe ‘La Nacion’.

Gjashtë mjekë morën pjesë, mes të cilëve ishte edhe një ekspert i përccaktuar nga familja. Për të marrë rezultatin përfundimtar do të jetë e nevojshme të pritet rezultati i testeve toksikologjike, të cilat përdoren për të bërë të qartë nëse Maradona kishte marrë ilaçe, lëndë narkotike ose alkool.

Ndërsa Prokurori i Përgjithshëm i San Isidro John Broyard tha zyrtarisht se ekzaminimet paraprake kishin përjashtuar ndonjë “shenjë të dhunës”. Familjarët e Diegos iu kërkuan mjekëve që kryen autopsinë që mos t’i merrnin celularët e tyre me vete, pasi kishin frikë mos i bënin foto të papërshtatshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *