Ky është momenti kur agjentët e Komisariatit nr në Tiranë ndërhynë për të goditur një grup kriminal që merrej me trafikun e armëve të zjarrit.
Në kuadër të operacionit të koduar ‘Rotondo’ janë arrestuar dy persona, ndërkohë janë sekuestruar 6 pistoleta.
Në pranga kanë rënë Donati Jaku 31 vjeç dhe Florian Gjeta 22 vjeç, të cilët janë prangosur në zonën e njohur si “Rrethi i Freskut”.
Blutë kanë shpallur në kërkim edhe një tjetër person i dyshuar si bashkëpunëtor. Armët dyshohet të jenë trafikuar nga Mali i Zi për tu shitur në Fresk për llogari të grupeve të tjera kriminale.
Ishin përgjimet që zbuluan se Donat Jaku dhe Florian Gjeta ishin të përfshirë në trafikin e armëve të zjarrit.
Gjeta i cili është banues në Domje, dyshohet se prej vitesh e kryente aktivitetin e trafikut të armëve. Më herët ai ka jetuar në Angli, vend ky dyshohet po ashtu ta ketë ushtruar të njëjtin aktivitet. Madje Gjeta edhe në rrjete sociale publikonte foto me armë në brez.
Ndërkohë hetuesit po punojnë për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e armëve. Ky është operacioni i 7 që finalizohet nga Komisariati nr 4 nga janari deri tani ku në total janë sekuestruar mbi 30 armë zjarri.







