Rasti i anëtarit të Këshillit të Lartë të prokurorisë, Bujar Sheshi, është i pari në gjithë organet e reja të drejtësisë që ngre pikëpyetje për pastërtinë e figurës së tyre.
Ky është një nga institucionet që verifikon funksionimin e reformës e veçanërisht të filtrave nga ku kalojnë kandidatet, është komisioni i pavarur i ngritur nga parlamenti.
Avokati Saimir Vishaj,njëkohësisht anëtar i këtij komisioni nga edicioni qëndror i lajmeve në Vizion Plus ka thënë se i vetmi organin institucional që ka të bëjë me vendimarrjen është KLP dhe asnje organ tjeter nuk mund te kryeje funksionin e tij.
Avokat, ju sot keni rekomanduat shkarkimin e Bujar Sheshit nga KLP. A ka çënuar ky rast besueshmërinë e organeve të reja të drejtësisë?
Nuk mund të them se ka cënuar por ne si komision i pavarur në lidhje me monitorimit e organeve qeverisë se jemi njoftuar nga ana e Prokuroisë së Përgjthshme më 25 Janar 2019, për një shkresë të ardhur për një nga anëtarët e lartë të këshillit të lartë të prokurorisë për një problem që ka pasur në nlidhje me një kriter që nuk të lejon që të kandidosh e jo më të jesh anëtar i KLP. Ajo që ne na kërkohej ishte një rekomandim të cilën ne si komision i pavarur që ushtrojmë këtë funksion pranë kuvendit të Shqipërisë, mendoj se nuk është e nevojshme për interpretim, pasi ligji është mese i qartë nëse je apo mungon një nga kriteret automatikisht je i papajtueshëm në lidhje me funksionin që mban. I vetmi organin institucional që ka të bëjë me vendimarrjen është KLP, nuk mundet as Prokuroria e Përgjithshme as Komisioni i Pavarur në të cilën unë bëj pjesë apo çfarëdo lloj institucioni tjetër që në rastin konkret mund të japë detaje nëse anëtari i KLP, mund apo jo të jetë anëtar i organit të qeverisjes. Krijimi i KLP që ka të bëjë me ngritjen e SPAK, këshilli i Lartë Gjyqësor që ka si funksion ngritjen e gjykatës kundër korrupsionit apo krimit të organizuar, do të marrin rrugë pasi afati për të cilën ato do të ngrihen është brenda një muaj pra me 12 shkurt unë mendoj se këto organe do të ngrihen dhe do të japin zgjidhje.
A japin garanci verifikimet që bëhen për çdo anëtar apo kandidat për të qenë në organet e reja të drejtësisë?
Nuk ka emërime në këto organe janë të gjithë me vetëdeklarim janë të gjithë kandidatët që kanë qenë të tillë dhe sot janë anëtarë kanë një formular ku të cilët plotësoheshin në pamje të jashtme. Rasti në fjalë ka plotësuar të gjitha kriteret nëpërmjet Drejtorisë së burimeve njerëzore pranë Prokurorisë së Përgjithshme e cila brenda afatit tremujor i është drejtuar organit kopetent në lidhje me pastërtinë e figurës nuk jemi ne kopetent dhe të diskutojmë ka qenë apo jo pjesë e sigurimit të shtetit, por dhe ka mundësi sepse bëhet fjalë për një prokuror karriere dhe nuk mund ta përbaltës këtë lloj karriere. Ai që ka të drejtën e një vendimarrje të tillë është KLP, kemi dëgjuar në media se Prokuroria e Përgjithshme ka mbetur passive, mendoj se në rastin konkret nuk mund të marrë akriv, pasi të gjithë anëtarët që vijnë nga radhët e magjistratëve, pra 6 anëtarët që janë magjistratë në KLP, nuk kanë asnjë varësi nga prokurorja e përgjitshme çfarë i bën ato që të jenë të pavarur në vendime dhe është pikërisht ky organ kolegjial, KLP i cili merr vendim në lidhje me papajtueshmërinë në funksion dhe në detyrë.
Si e gjykoni punën e komisionit të pavarur të kualifikimit, në kohën kur nga opozita ka akuza për vendime selektive? Rikujtoj këtu sulmet ndaj kryeprokurores së Krimeve të Renda, Donika Prela.
Unë mendoj se puna voluminoze që ka bërë KPK apo SKPA deri më tani është për tu bërshëndetur pasi në rrjetën e saj kanë ngelur mjaft gjyqtarë dhe prokurorë për të cilët ligji duhet të funksionojë sidomos pë rata që kanë abuzuar me detyrën, por ka pasur edhe raste që me të vërtetë mund të ketë qenë dhe një nxitim i KPK ku janë djegur prokurorë apo gjyqtarë të cilët nuk e meritojnë që të largohen nga sistemi i drejtësisë. Megjithatë të gjithë kanë aksesin për tju drejtuar KPA-s dhe kjo e fundit do të korigjojë gabimet material që mund të ketë bërë shkalla e parë. Është për të ardhur keq ku ka disa prokurorë dhe zyrtarë që largohen nga drejtësimi i drejtësisë për shkak të gabimeve në formulim në formularin që kanë plotësuar, por ajo që na solli kjo reformë është se në rrjetën e saj ngelën gjyqtarë kushtetues dhe Gjykata e Lartë mbas mbartësve të dënuar në shtetet fqin, do të thotë që kur të fillojë Vettingu i cili ka filluar nga Apeli apo nga gjykatat e rretheve dhimbja do të jetë e madhe.
Deri më tani kemi vetëm tre kandidate për strukturën e posaçme antikorrupsion: përse ky hezitim për të qenë pjesë e SPAK?
Unë mendoj se janë kushte dhe kritere shumë të ashore për të kandiduar, në radhë të parë prek privatësinë e familjarëve të ka ndidatit që mund të jetë për spak dhe së dyti ka të bëjë me një lloj diskriminimi sepse që në momentin që ti pranon të hetohesh dhe të përgjohesh ka një pozitë procedurial tjetër. Pas kësaj ti nuk mundesh të ushtrosh veprimtarinë tënde si prokuror I SPAK-ut ndërkohë që ndaj teje të tjerët mund të ushtrojnë se ti je subjekt i kontrollit, i përgjimit apo i kontrollit të banese. Rregullat e ashpra I vënë në vështirësi prokurorët për tu përzgjedhur nukështë se na mungojnë kapacitetet, unë jam I bindur se nuk do të ketë 15 kandidatë aq sa do të jetë numri, por mendoj se do të ketë dyfish apo trefish sepse kemi prokurorë shumë të ndershëm. Mund të jenë në limitet e fundit ose në përgatitjen e dokumentacionit pasi nuk është e lehtë që një prokuro apo prokurore të bindi bashkëshorten, që ti marri një deklaratë që dhe fëmija i tij apo familjari i tij të përgjohet dhe në banesën e tyre mund të ushtrohet kontroll i herëpashershëm. Këto janë kushte shumë të rënda, siç kemi dhe ne kushtin në Gjykatën e Lartë ku është vënë si kriter që të kesh gradën doctor shkencash dhe kjo i penalizon atë grup juristësh gjykatë apo prokurorë që dëshirojnë të shkojnë në Gjykatën e Lartë dhe këty i penalizon grada shkencore. Mendi im është se SPAK do ti plotësojë radhët e veta me prokurorë shumë të mirë pavarësisht kushteve të arshmpra dhe kritereve jo ligjore në rastin konkret, por që është e domosdoshme që të kemi një institucion që të kemi një institucion që do të luftojë korrupsionin, do të godasë për herë të parë deputetë dhe krerët e qeverisë të cilët deri më sot janë quajtur të paprekshëm.





