Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 September 2026
Vizion fokus

E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron...

Dita e 93 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Magyar kritikon BE: Duam vetëm të mbijetojmë apo të...

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, humbin jetën 11 persona...

Von der Leyen: BE duhet të përgatitet për më...

Muçi-Salah dhe gol, tjetër kombinim perfekt i dyshes së...

E rëndë në Malin e Zi, vrasje e trefishtë...

Ligji “Mamdani”: Kongresisti Roy kërkon dëbim dhe heqje shtetësie...

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra mbeten aktive

Përmbytjet në Nepal/ Pak shpresë për të mbijetuar, mbi...

I vetëm në garë, Sali Berisha rikonfirmohet në krye të PD-së, 37 mijë vota pro

23 Maj 21:48

Lideri historik Sali Berisha mori besimin e demokratëve për të udhëhequr forcën politike më të madhe të opozitës në 4 vitet e ardhshme.

Premtimi i parë i Sali Berishës pas shpalljes së rezultatit ishte se Partia Demokratike do të fitojë përballë mazhorancës socialiste.

“Fitorja jonë është e pashmangshme, ky proces zgjedhor që mbyllet sot ka nxjerrë PD më të fortë se kurrë në ekzistencën e saj”, tha Berisha.

Berisha deklaroi se opozita do të vazhdojë betejën kundër kryeministrit Edi Rama deri në largimin e tij.
“Siç votuam të lirë sot, do të votojnë shqiptarët nesër, ky është betimi ynë. Ndaj Edi Rama dije mirë se për këtë ushtri 40-mijëshe ti ke zero legjitimitet, se edhe po të shkosh prapa hënës e prapa diellit, ti mbetesh hajdut. Ndaj dhe fundin e ke të shpejtë”, tha Berisha.

Në këto zgjedhje morën pjesë 39 mijë demokratë nga 51 mijë anëtarë që numëron Partia Demokratike. Pro Sali Berishës votuan 37,341 demokratë, 1,055 votuan kundër dhe 506 abstenuan.

Krahasuar me 4 vite më parë, kur Berisha u zgjodh kryetar i PD pasi shkarkoi Lulzim Bashën, bie në sy se pjesëmarrja dhe mbështetja për të ka rënë. Në vitin 2022 morën pjesë në votime 43,670 demokratë dhe votuan pro Sali Berishës 40,816 anëtarë.

Sali Berisha garoi pa rivalë në zgjedhjet e sotme dhe Partia Demokratike e cilësoi procesin si një referendum për mbështetjen e liderit historik të demokratëve.

Berisha nis mandatin e ri në krye të Partisë Demokratike në një periudhë të vështirë për demokratët.

PD ka 13 vite në opozitë, ka humbur 7 beteja elektorale përballë socialistëve të Edi Ramës dhe Sali Berisha duhet t’u tregojë demokratëve dhe opozitës se mund të fitojë përballë Partisë Socialiste.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
PD Sali berisha

Nga e njëjta kategori

Ndryshon drejtori i Policisë së Elbasanit, ja kush emërohet

më shumë...

Dita e 93 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Valë ndryshimesh në Policinë e Shtetit, ja kush u largua

më shumë...

Tragjedi në Romë! Gjenden të pajetë në banesë prindërit dhe vajza 5-vjeçare

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:52

Çfarë thotë shkenca për nënat që flenë...

10:48

Disa mënyra për të minimizuar rrathët e...

10:37

Ndryshon drejtori i Policisë së Elbasanit, ja...

10:33

E rëndë, ra në kontakt me energjinë...

10:20

Dita e 93 e protestës, qytetarët nisin...

10:11

Valë ndryshimesh në Policinë e Shtetit, ja...

10:11

Magyar kritikon BE: Duam vetëm të mbijetojmë...

10:03

Çfarë është ishemia cerebrale?

9:58

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, humbin jetën...

9:38

A i “pastron” veshkat një gotë ujë...

9:18

Von der Leyen: BE duhet të përgatitet...

9:10

Muçi-Salah dhe gol, tjetër kombinim perfekt i...

8:45

E rëndë në Malin e Zi, vrasje...

8:40

Ligji “Mamdani”: Kongresisti Roy kërkon dëbim dhe...

8:31

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra...

8:09

Përmbytjet në Nepal/ Pak shpresë për të...

8:07

Humbi jetën gjatë transportit për në Tiranë...

7:46

Tragjedi në Romë! Gjenden të pajetë në...

7:33

Plagoset me thikë 39-vjeçari në Tiranë

7:19

Çfarë i ndodh organizmit kur qëndrojmë gjithë...

Më të klikuarat

  • “Nëse nuk kthehesh në shtëpi, do të kesh një jetë ferri”, pr...
  • Pas shkarkimit nga Veliaj, Ristani largohet përfundimisht ng...
  • 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë gjatë transportimit në Ti...
  • E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë...
  • Pësoi arrest kardiak në burg, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.