Franca u shpreh sot se një referendum për rivendosjen e dënimit me vdekje në Turqi, ku presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është shprehur i gatshëm, do të ishte një shkëputje nga vlerat evropiane.

 

Një ditë pas një konsultimi popullor të fituar nga presidenti turk për forcimin e kompetencave të tij, presidenca franceze u shpreh në një deklaratë se organizimi i një referendumi për dënimin me vdekje do të shfaqte dukshëm një shkëputje nga vlerat dhe angazhimet e marra nga Turqia në kuadër të Këshillit të Evropës.

 

Parisi merr në konsideratë shifrat zyrtare të shpallura pas referendumit të së dielës si dhe kontestimet e pretenduara, duke vënë në dukje se këto shifra e paraqesin shoqërinë turke të përçarë në lidhje me reformat e thella të parashikuara në vend.

 

“Vlerat dhe angazhimet e marra në kuadër të Këshillit të Evropës duhet të orientojnë autoritetet turke në fillimin e një dialogu të lirë e të sinqertë me të gjithë komponentët e jetës politike dhe shoqërore”, njoftoi presidenca franceze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *