Subscribe

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Pogradec, ishte tema që u diskutua këtë të martë në pjesën e dytë të emisionit “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.

Të ftuar për të folur për këtë temë ishin aktivistja Zhaklinë Lekatari, avokati mbrojtës i 29-vjeçarit Denis Mekolli, kreu i “Urdhërit të Punonjësve Sociale” Mirgit Vata dhe  psikologia Adelina Pjetra.

E pyetur nga moderatorja Brikena Prifti se a është normale që fëmijë që vijnë nga lidhje të ndryshme të jetojnë bashkë në një dhomë, si në rastin e Pogradecit ku 12 vjeçarja e abuzuar dhe i akuzuri si abuzues ishin në një dhomë, psikologia Pjetra tha se kjo nuk duhet lejuar.

Sipas saj edhe në rastin kur fëmijët janë të një gjaku por me gjini të ndryshme pas moshës 4-vjeçare nuk duhet të lejohen të flejnë në një dhomë.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Si funksionon në këto raste Adelina?

Adelina Pjetra: Në lidhje me bashkëjetesën nuk sygjerohet as brenda familjes që ka dy fëmijë të ndryshëm me gjini të ndryshme të jetojnë në të njëjtën dhomë. Si profesionist duhet hulumtuar më tepër. Kur bëhet fjalë për fëmijët ne nuk i pyesim në mënyrë direkte, pasi fëmiët kanë tendencën ta mohojnë, ne bëjmë pyetje të hapura. Jo të gjithë fëmijët e pranojnë, shumica e mohojnë.

Brikena Prifti: A jeni dakord me këtë që thotë Adelina?

Mirgit Vata: Shqipëria ka një problem të madh, e para frustrimi seksual, e dyta martesat e hershme, e treta shpesh herë komuniteti përcakton se kush i rritur fizikisht është gati për marrdhënie. Ajo çfarë mua më duket e rëndësishme rreth këtij rasti, është se jemi përballë faktit të një rasti të abuzimit seksual, që nuk ndodh vetem me penetrim, por edhe me fjalë. Në Shqipëri abuzimi seksual ndodh te rrethi i afërt.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *