Subscribe

Nëse shqetësoheni per cilësinë e fëmijëve ne shkolla, për mësuesit e tyre, duhet te alarmoheni! Mësuesit shqiptare kane nivel te dobët, aq sa nuk justifikojnë diplomën e mësuesisë dhe vitet e punës ne arsim. Këtë fakt e tregojnë shifrat vlerësimit te tyre nga Ministria e Arsimit. 12% e mësuesve dhe drejtuesve te shkollave qe iu nënshtruan testimit janë te dobët, 64% kane nevoje per kualifikim dhe vetëm 25% shume te mire. Raporti përmbys mentalitetin per mësuesit e fshatit qe rezultuan me cilësore se arsimtaret e qytetit. Me te mirët ne shkalle vendi janë mësuesit e Beratit dhe Shkodrës, ndërsa me te dobëtit ata te Vlorës, Kukësit dhe Dibrës.
Por ajo qe te bën përshtypje janë piket e marra ne test. 12% e mësuesve e kane dorëzuar fletën e bardhe ose maksimumi kane marre 15 pike nga 30 qe kishte gjithë testimi. Pavarësisht këtij rezultati, ministria Lindita Nikolla përjashtoi largimet nga puna te mësuesve te dobët, qe ne fakt janë ne mase. Gjimnazet kane mësuesit me te mire ndërsa me te dobëtit rezultuan ata ne shkollat social kulturore. I ulet është edhe niveli i drejtoreve te shkollave qe ne disa fusha ishin me dobët se mësuesit dhe vartësit e tyre. Testimit iu nënshtruan 17600 mësues qe kane me pak se 20 vite pune ne arsim. Ndërsa Tirana edhe pse nuk renditet për mësuesit me te mire, e zhvilloi te ndare vlerësimin, por rezultatet janë te ngjashme me raportin kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *