Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 September 2026
Vizion fokus

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së takohet...

Gogu: Një shtet teknologjikisht më i zgjuar nuk duhet...

Prokuroria: Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar...

Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë...

Bombardim me 35 gjuajtje në portë! Dominimi i frikshëm...

Reforma territoriale, Komisioni Europian për Vizion Plus: S’është kusht...

Operacion antidrogë në Kolonjë, arrestohet çifti i bashkëshortëve, kishin...

Trump: 5 mijë dollarë për çdo të rritur amerikan,...

Një gol më shumë, 21 më pak! Ronaldo i...

Ukraina godet objektet ruse të gazit, dronët fluturojnë 3...

Vrasja e Joan Zykos në Korçë/ Zbardhet dëshmia e e Krisjan Sterjos: Mora armën në shtëpi dhe e ndoqa deri te pallati

10 Gusht 19:31

Detaje të reja dalin në dritë nga hetimet për vrasjen e Joan Zykos në Korçë, ngjarje për të cilën është arrestuar në flagrancë Kristjan Sterjo, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në dëshminë e dhënë përpara hetuesve, Sterjo ka rrëfyer versionin e tij për mënyrën se si është zhvilluar ngjarja. Sipas deklarimit të tij, konflikti me Joan Zykon kishte nisur rreth dy javë më parë, pas një debati verbal mes tyre.

Sterjo ka deklaruar se ditën e ngjarjes ka qenë pranë lokaleve përballë kinemasë, kur ka parë automjetin Mercedes-Benz C-Class që, sipas tij, përdorej ose ishte në pronësi të Joan Zykos.

Sipas dëshmisë, pasi automjeti ka ndaluar, Sterjo është afruar pranë drejtuesit. Ai pretendon se Zykos ka pasur një thikë me vete dhe është përpjekur ta godasë, ndërsa më pas ka zbritur nga automjeti. Në këtë moment, sipas deklarimit të Sterjos, ka pasur përplasje fizike mes tyre dhe disa persona kanë ndërhyrë për t’i ndarë.

Pas largimit nga vendi, Sterjo ka deklaruar se është kthyer në banesën e tij, ku ka marrë një armë zjarri që, sipas tij, e kishte mbajtur të fshehur më parë.
Më pas, sipas dëshmisë së tij, ai është nisur në drejtim të zonës ku banonte Zykos dhe e ka parë pranë një lokali, në lagjen nr. 14.

Sipas deklarimit, Sterjo është afruar drejt Zykos pasi ka marrë armën nga një thes. Zykos është larguar me vrap dhe Sterjo e ka ndjekur deri në një pallat. Aty, sipas dëshmisë së tij, ka qëlluar me armë në drejtim të Zykos. Pas të shtënës, Sterjo deklaron se nuk e ka parë nëse Zykos ishte plagosur apo çfarë i kishte ndodhur.

Më pas është larguar nga zona dhe, sipas tij, e ka fshehur armën në disa shkurre pranë “Fushës së Drurëve”. Pas kthimit në banesë, ai është ndërruar dhe rrobat që kishte veshur i ka futur në lavatriçe. Më pas ka qëndruar për një periudhë në një banesë të pabanuar pranë shtëpisë së tij.

Në vijim të veprimeve hetimore, policia ka bërë arrestimin në flagrancë të Kristjan Sterjos më 9 gusht, rreth orës 00:30.

Gjatë kontrollit personal, sipas dokumentit hetimor, atij i janë sekuestruar një telefon i markës Xiaomi dhe një karikues. Gjithashtu, janë administruar mostra për ekzaminime kriminalistike, si dhe veshjet që Sterjo kishte në momentin e ngjarjes.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Joan Zykos Korçë kristjan sterjo Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Ngërçi me pagat, 20 gjyqtarë e drejtues gjykatash kallëzojnë në SPAK ministrin Petrit Malaj

më shumë...

Zjarri në malin e Cerujës në Klos, vijon operacioni nga toka për neutralizimin e flakëve

më shumë...

Kapen dy autobusë me mish e peshk të kontrabanduar nga Greqia, dy të arrestuar

më shumë...

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së takohet me Gazment Bardhin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:36

Ngërçi me pagat, 20 gjyqtarë e drejtues...

11:31

Zjarri në malin e Cerujës në Klos,...

11:27

Kapen dy autobusë me mish e peshk...

11:16

E ngarkuara me punë e Ambasadës së...

11:15

Ngërçi i pagave, gjykatat në “bojkot”! Durrësi,...

11:09

Gogu: Një shtet teknologjikisht më i zgjuar...

10:55

Emra modernë dhe unikë për vogëlushin ose...

10:53

Prokuroria: Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor...

10:43

Kush është “gruaja e bletëve”, që u...

10:38

Sadushi: Pavarësia e gjyqësorit nuk negociohet, zhbllokoni...

10:33

Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton...

10:25

Mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve për pagat,...

10:09

Bombardim me 35 gjuajtje në portë! Dominimi...

10:08

Reforma territoriale, Komisioni Europian për Vizion Plus:...

10:05

Shpërthimi në karburantin “Eida” ende pa version...

10:01

Operacion antidrogë në Kolonjë, arrestohet çifti i...

9:54

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan...

9:51

Trump: 5 mijë dollarë për çdo të...

9:48

Një gol më shumë, 21 më pak!...

9:47

Ukraina godet objektet ruse të gazit, dronët...

Më të klikuarat

  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur në aksionin për ka...
  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, marrin para sta...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.