E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident i rëndë në Delvinë-Sarandë, shoferi i autobusit përplas 65-vjeçarin, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin nacional Delvinë–Sarandë, pranë kthesës për në fshatin Bajkaj.

Sipas të dhënave paraprake, në afërsi të një pike karburanti, autobusi i linjës Delvinë–Sarandë, me drejtues Vangjel Zoto, ka goditur 65-vjeçarin Agim Vocka, banor i fshatit Bajkaj, i cili po lëvizte në këmbë.

Reklamë

Pas aksidentit, drejtuesi i autobusit është larguar fillimisht nga vendngjarja, ndërsa më vonë është kapur nga shërbimet e Policisë së Delvinës. Nga testi i alkoolit, drejtuesi ka rezultuar me vlerën 0.00 mg/l.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës, të cilat po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Reklamë

65-vjeçari është transportuar fillimisht me ambulancë në Spitalin e Sarandës. Sipas burimeve spitalore, ai ka pësuar traumë të rëndë në kokë dhe gjendja e tij është vlerësuar e rëndë.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, është vendosur transportimi i tij me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë