E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Trajleri përplaset me autobusin në aksin Elbasan-Peqin, lëndohet pasagjerja

Një aksident është shënuar në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim.

Një trailer dhe një autobus janë përplasur duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në të dyja automjetet.

Reklamë

Nga informacionet paraprake, mësohet se një vajzë, e cila ndodhej në autobus, ka mbetur e plagosur. Ajo është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe ambulanca, ndërsa është ngritur grupi hetimor për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë