Gjatë ditës së sotme është riaktivizuar vatra e zjarrit në pjesën veriore të masivit pyjor të Drenies, në drejtim të fshatit Drenie.
Për normalizimin e situatës në terren janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse, 25 efektivë të MZSH-së dhe 15 forca bashkiake.
Ndërhyrja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit dhe intensitetit të zjarrit.
Për shuarjen e zjarrit në zonën mes Drenies dhe Gjinoqarës, në bashkinë Patos, po ndërhyhet edhe nga ajri.
Dy avionë zjarrfikës kanë nisur hedhjen e ujit mbi vatrat e zjarrit, me qëllim frenimin e përhapjes së flakëve dhe normalizimin e situatës.





