Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 August 2026
Vizion fokus

Hashim Thaçi mbetet në qeli, Haga nuk pranon më...

Motori i avionit merr flakë pas përplasjes me një...

“Sulmet e Teheranit dështojnë çdo ditë”, Rama: Shqipëria e...

Nesër ndodh eklipsi diellor, ja vendet më të mira...

Bashar al-Assadi dënohet me vdekje, në mungesë

Tirana i përgjigjet Beogradit: E ardhmja nuk qëndron në...

Kryediplomati serb i përgjigjet Ramës: Ibri nuk kalon në...

Shpresë mes rrënojave në Kolumbi, nëna dhe foshnja 6...

Fund tragjik i 9-vjeçares në New York, babai e...

Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament, sherri mes...

“Sulmet e Teheranit dështojnë çdo ditë”, Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike

11 Gusht 12:35

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria është renditur e para në botë në National Cyber Security Index (NCSI), me 98.33 pikë, duke e cilësuar rezultatin si një sukses historik në fushën e sigurisë kibernetike.

Në një reagim të gjatë, Rama e lidh këtë arritje me sulmin kibernetik të korrikut 2022, kur infrastruktura digjitale shqiptare u godit nga një sulm i atribuar regjimit iranian.

Sipas Ramës, pas sulmit Shqipëria nisi ndërtimin e një arkitekture të re të mbrojtjes kibernetike dhe forcimin e kapaciteteve profesionale. Ai thekson se vendi u ngjit nga vendi i 54-t në vitin 2023, në vendin e 15-të në vitin 2025, përpara se të arrinte sot në krye të klasifikimit botëror.

Rama thotë se ky progres është bërë edhe në bashkëpunim me partnerët izraelitë dhe përmes zhvillimit të teknologjive të reja, përfshirë përdorimin e Inteligjencës Artificiale në sistemet e mbrojtjes kibernetike.

Kryeministri deklaron se sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë kanë vijuar, por sipas tij ato kanë dështuar për shkak të forcimit të sistemit mbrojtës.

Rama e cilëson këtë arritje si dëshmi të fuqisë së teknologjisë dhe të aleancave ndërkombëtare, ndërsa paralajmëron se puna do të vijojë për zgjerimin e mbrojtjes kibernetike edhe në sektorin privat.

Reagimi i plotë i Ramës: 

LAJM I PABESUESHËM PO 100% I VËRTETË
 Nga një sulm brutal, te vendi i parë në botë.
Bekimi i teknologjisë digjitale për vendet në zhvillim është i jashtëzakonshëm, sepse kur vjen puna tek teknologjia e re nuk ka më vende të mëdha a të vogla, të zhvilluara apo në zhvillim.
Madje përkundrazi, kush është më mbrapa mund të bëjë kërcime të mëdha përpara (leapfrogs), duke kapërcyer në pak vite etapa që të tjerëve u janë dashur dekada. Shembulli i Estonisë e ka treguar këtë në mënyrën më spektakolare, por edhe tabela bashkëngjitur e tregon më së miri sesi vende me emër të madh e vende me emër të vogël gjenden në pozicione krejt të pazakonshme për klasifikimet me të cilat jemi mësuar
Pse ka rëndësi kjo hyrje sot?
Sepse sot kemi marrë një lajm spektakolar që lidhet pikërisht me teknologjinë dhe që askush nuk do ta imagjinonte dot deri jo shumë vite më parë
Më 15 korrik 2022, kur regjimi kriminal i Teheranit ndërmori sulmin e paprecedentë kundër infrastrukturës sonë digjitale, synimi ishte sa i qartë, aq edhe i egër:
Të gjunjëzonte një shtet të vogël demokratik, që kishte guxuar t’u jepte strehë atyre që ai regjim i përndjek dhe i vret, njësoj siç Shqipëria u dha strehë hebrenjve apo edhe italianëve gjatë Luftës së Dytë Botërore; vëllezërve e motrave të Kosovës gjatë spastrimit etnik të regjimit të Beogradit; apo mijëra afganëve pas rënies së Kabulit në duart e barbarëve pa din e iman të Afganistanit
Ai sulm mund të na kishte kthyer mbrapa në epokën e sporteleve dhe radhëve të pafundme, duke na hedhur në lumë qindra miliona euro të investuara ndër vite në Shqipërinë Digjitale, sepse mbrojtja jonë kibernetike ishte ende e dobët. Por edhe falë partnerëve tanë, rezistuam dhe nuk na gjunjëzuan
Përkundrazi, ai sulm u bë pikënisja e një kthese epokale.
Vendosëm të ndërtonim një mur të atillë mbrojtës për shtetin digjital të Shqipërisë, që të ishte e pamundur të shembeshin me një sulm të ngjashëm infrastrukturat e tij publike dhe, po, siç edhe e kam thënë asokohe kur shumëkush u tall me fjalët e mia, të kalonim nga grupi i shteteve me mbrojtje të dobët, në grupin e shteteve me mbrojtje shembullore
Lajmi i sotëm kurorëzon një vizion ambicioz dhe një punë të jashtëzakonshme, me një sukses historik:
SHQIPËRIA KA DALË E PARA NË BOTË NË NATIONAL CYBER SECURITY INDEX (NCSI), ME 98.33 PIKË
Më 15 korrik 2022 u goditëm.
Në vitin 2023 kaluam në vendin e 54 falë nisjes së ndërtimit të një arkitekture të re të mbrojtjes dhe mbledhjes së kapaciteteve të larta profesionale në agjencinë e re të mbrojtjes kibernetike.
Në vitin 2025 u ngjitëm në vendin e 15, pas zhvillimit të plotë të arkitekturës së re inovative të mbrojtjes në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë izraelitë.
Sot jemi në majën e klasifikimit botëror për zhvillimin e kapaciteteve kombëtare të sigurisë kibernetike.
Ndërkohë sulmet e regjimit kriminal të Teheranit, dhe jo vetëm, nuk kanë rreshtur asnjë ditë. Por nuk keni dëgjuar më gjë për to, sepse kanë dështuar me sukses çdo ditë
Ky nuk është një kërcim magjik në renditje dhe as një dhuratë e rënë nga qielli, po rezultati i një pune të madhe për të ngritur kapacitete teknologjike të nivelit botëror, aftësi institucionale e profesionale të klasit të parë dhe për të ndërtuar një sistem që nuk pret më goditjen për të reaguar, por punon çdo ditë për ta parandaluar atë, falë edhe modelit të parë të Inteligjencës Artificiale proaktive të futur në një arkitekturë mbrojtjeje kibernetike në Europë
Dhe po, ky kapërcim epokal është po ashtu dëshmi e fuqisë së aleancave të vërteta dhe të forta. Kur goditesh, e kupton edhe më mirë se kush qëndron krah teje dhe çfarë mund të ndërtohet së bashku.
Regjimi i Teheranit deshi të na tregonte sa të dobët ishim.
Në fakt, na detyroi të bëhemi fuqia që jemi sot në mbrojtjen e Shqipërisë Digjitale.
Nga shënjestër e një prej sulmeve kibernetike më të rënda ndaj një vendi të NATO, sot Shqipëria është në avangardën botërore të zhvillimit të kapaciteteve kombëtare të sigurisë kibernetike.
Si gjithnjë, përgjigjja më e mirë ndaj atij që kërkon të të gjunjëzojë është thjesht të ngrihesh më lart se ç’ke qenë ndonjëherë dhe ne treguam edhe njëherë se dimë ta bëjmë këtë sa herë dikujt i shkon mendja të na ulë poshtë
Puna vazhdon me këmbëngulje, sepse në botën e re të teknologjisë i pari sot mund të mbetet i fundit nesër, ndërkohë që muri ynë mbrojtës duhet të shtrihet kudo, edhe në sektorin privat

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

“Porche” përolaset me “Benz” në aksin rrugor Korçë – Pogradec, një person mbetet i lënduar

më shumë...

Aksident i rëndë në Delvinë-Sarandë, shoferi i autobusit përplas 65-vjeçarin, transportohet me helikopter drejt Tiranës

më shumë...

“Smart City” shtrihet në terren, Lamallari: Pas qytetarëve, aleati më i fortë i policisë është teknologjia

më shumë...

Trajleri përplaset me autobusin në aksin Elbasan-Peqin, lëndohet pasagjerja

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:10

“Porche” përolaset me “Benz” në aksin rrugor...

2:07

Hapet cikël i ri, 3 shenjat e...

1:57

Hashim Thaçi mbetet në qeli, Haga nuk...

1:53

Senatorja amerikane viziton Kosovën, takohet me Haxhiun...

1:52

E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon...

1:46

Motori i avionit merr flakë pas përplasjes...

1:29

Çfarë tregon shenja e horoskopit për fëmijën...

1:22

Aksident i rëndë në Delvinë-Sarandë, shoferi i...

1:21

“Smart City” shtrihet në terren, Lamallari: Pas...

1:08

Trajleri përplaset me autobusin në aksin Elbasan-Peqin,...

1:06

Candida auris, kërpudha që jeton në heshtje...

1:02

Ushtria në “luftë” me zjarret, Nufi: Avioni...

12:35

“Sulmet e Teheranit dështojnë çdo ditë”, Rama:...

12:31

Nesër ndodh eklipsi diellor, ja vendet më...

12:26

Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i...

12:10

Bashar al-Assadi dënohet me vdekje, në mungesë

11:59

Shkodër/ I moshuari bie nga kati i...

11:35

Riaktivizohet zjarri në masivin pyjor të Drenies,...

11:20

U kap me armë zjarri në Durrës,...

11:08

Makinat përplasen “kokë më kokë” në aksin...

Më të klikuarat

  • Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para krimit i dër...
  • Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament, sherri mes gra...
  • Nëna e 20 vjeçarit që u vra në Korçë prek me dedikimin për t...
  • 5 kate pa leje në Qeparo, Hita pezullon gjithë zinxhirin dre...
  • Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.