Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim me mësuesit dhe disa nxënës të shkollës  “Leonik Tomeo” për mënyrat se si do të zhvillohet procesi mësimor këtë sezon. Bashkë me të ishte edhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

I pajisur me maskë, kreu i qeverisë e konsideroi këtë vit të ri shkollor një sfidë të madhe për arsimin, në kushtet ku ndodhemi. Sipas tij, edhe pse fëmijët janë më pak të rrezikuar nga ky virus, nuk do të thotë se s’janë transmetues të tij.

Mes të tjerash, Rama theksoi se masat janë ndërmarrë të gjitha dhe se varet vetëm nga njerëzit, sa do e zbatojnë ata protokollin e sigurisë.

“Femijet me pak të rrezikuar, mund të jenë pa simptoma, por e transmetojnë virusin. Masat janë marrë, por tashme gjithcka varet nga faktori njerëzor. Nëse s’respektohen masat në shkollë, do të kemi goditje të fortë. Po ashtu, edhe mbajtja e maskës është e vështirë, por duhet parë si një sfidë që duhet përballur. Refuzoni opinionet se është grip i rëndomtë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *