Subscribe

Arsyeja kryesore e moszhvillimit të konferencës së parë ndërqeveritare që zyrtarizon hapjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për opozitën mbeten ndryshimet kushtetuese për kodin e ri elektoral.

Qëndrimi përforcohet edhe pas deklaratës së kancelares Angela Merkel, se ajo nuk do të ndodhë deri në fund të vitit kur përfundon edhe presidenca gjermane.

Fjalinë e shkurtër të kancelares se në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe, ish-ministrja e integrimit Klajda Gjosha e lexon:

 

KLAJDA GJOSHA

ISH-MINISTRE E INTEGRIMIT

Kushte të cilat nuk janë plotësuar. Për Gjermaninë reforma zgjedhore në vetvete ka qenë kushti i parë. Pa një reformë zgjedhore konsensuale, mes të gjitha palëve do ta bëjë të vështirë që Shqipëria të eci përpara me procesin e negociatave. Fakti që  z. Rama ka vazhduar me procedurat e tjera pa e pritur Komisionin e Venecias është një karshillik, ndaj dhe BE është e prirur të dëgjojë zërin, opinionin përfundimtar dhe më pas të kuptojë nëse vendimet e qeverisë kanë qenë të drejta ose jo.

 

Si provë për Gjermaninë që tanimë nga vendi pro hapjes së negociatave është rreshtuar me shtetet skeptike si Franca, Hollanda dhe Danimarka, për Klajda Gjoshën janë zgjedhjet e 25 Prillit.

 

KLAJDA GJOSHA

ISH-MINISTRE E INTEGRIMIT

Zgjedhjet kanë qenë gjithnjë një pjesë e kritereve të Bashkimit evropian. Për Shqipërinë është hera e parë që kthehet në kusht. Do tu lihet kohë për të parë mënyrën si do të implementohet kodi i ri zgjedhor dhe duke qenë një kusht ose do të plotësohet ose jo, ndryshe Shqipëria nuk mund të avancojë në këtë proces.

 

Për opozitën të gjitha qëndrimet  që vijnë nga Bashkimi Evropian janë për një ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut nga tryeza e përbashkët e konferencës ndërqeveritare.

 

Ajo ç’ka unë lexoj edhe nga gjuha evropiane është që të 15 kushtet e vendosura Shqipërisë përkthehen në një kusht të vetëm. Largimi i kësaj qeveria dhe mbyllja e kapitullit të bashkëpunimit me zotin Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *